Arjan Çani: LSI parti e shkathët, nuk mundet kollaj. Edhe kundërshtarët e thonë që LSI është e “rrezikshme”

0
102

Në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale, në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, është e ftuar Monika Kryemadhi dhe po diskutohet roli i LSI në zgjedhje.

Gazetari Arjan Çani deklaroi se LSI është “parti e rrezikshme” dhe do të jetë e vështirë të mundet, pavarësisht çfarë tregojnë sondazhet.

“Sigurisht mendoj që kjo parti, duke qenë parti që në thelb ka strukturat dhe është parti e shkathët, e zgjuar, shumë afër njerëzve, pranë halleve të tyre, parti që të hap telefonin kur ke hall. Edhe kundërshtarët e pranojnë. Thonë që LSI janë të rrezikshëm, janë të fortë, nuk janë kollaj të munden.

Shpresoj që Monika, e ka ruajtur këtë lloj tradite edhe pse e ka për herë të parë në këto zgjedhje si kryetare dhe i uroj suksese.

Mendoj se LSI do e tregojë forcën. Nuk dua të hyj në sondazhe, sepse janë lojë e pistë.

Këtë rradhë, nuk mjafton kjo gjë, Monika duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Ajo thotë fushata ka mbaruar, por Monika duhet të gjejë një zgjidhje. Duke qenë se jemi një muaj para 25 prillit, sot lajmi është që priten të vijnë rreth një milionë vaksina. 196 mijë priteshin sot.

Unë te emisioni im Zonë e Lirë, bashkë me Currin, hodhëm tezën që, një vaksinë katër vota, do përdoren për zgjedhje pra.

Kjo duket si përrallë, por mua nuk më duket si përrallë. Unë di raste pafund, që thonë nuk na duhet gjë, jemi para jetës ose vdekjes. Atëherë vaksina sot është bërë elektorale, e duan të gjithë”, tha ndër të tjera Çani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here