KONCESIONIMI I SHQIPËRISË/ Qeveria harron premtimet e fushatës, si po jepet shëndetësia me koncesion

0
169

 

“Pas Check-up, hemodiazilës dhe sterilizimit të pajisjeve spitalore, të cilat kapin vlera të larta, qeveria po jep me koncesion edhe laboratorët e analizave në të gjitha spitalet”

Kanë kaluar më shumë se tre vite që nga zgjedhjet e vitit 2013, kur Partia Socialiste fitonte zgjedhjet. Në fushatën e zgjedhore të asaj kohe opozita premtonte se nëse do të fitonte  pushtetin prioritet e saj ishin anulimet e koncesioneve të dhëna nga qeveria e mëparshme.  Nga premtimi i fushatës së asaj kohe ka mbetur vetëm fjala koncesion pasi, anulimi ka mbetur ende në fushatë. Dhe fjala anulim është shndërruar me fjalën dhënie. Në tre vite në pushtet qeveria ka dhënë më shumë koncesione se sa herë është përmendur kjo fjalë në fushatë.  Në vitin e parë të  qeveria dukej sikur do të mbante premtimin pasi koncesionimi  ishte një gjë sporadike. Por ditën në pushtet kalonin   dhe qeveria po harronte ato që kishte thënë në fushatë. Shëndetësia do të ishte fusha që do të prekej më shumë nga koncesionet. Vlerat do të ishin shumë të mëdha, pasi bëhej fjalë për miliona euro. Nga qeveria justifikimi ishte se dhënia me koncesion do të rriste cilësinë e shërbime dhe ngritjen e një infrastrukture më të mirë në shëndetësi, dhe do ju shërbej të gjithëve. Nga ana tjerët opozita është shprehur gjithnjë kundër, pasi sipas saj koncesionet janë afera të pastra korruptive. Gjatë gjithë këtyre viteve ky debat është në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për shëndetësinë. Personi i cili akuzohet drejtpërdrejtë për korrupsion është Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Për Partinë Demokratike këto koncesione jepen për të kënaqur klientët e ministrit.  Akuzat nuk janë pranuar asnjë herë nga pozita, duke i quajtur vetëm sulme politike. Në debatet e koncesioneve është përfshirë edhe Prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur një hetim për tre nga koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Organi akuzës ka arritur që të siguroj të gjitha dosjet e koncesioneve me vlerë 300 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ministri Beqaj të merret në pyetje për të njëjtën çështje ditët në vijim, por edhe pse ka disa muaj që janë kryer këto hetime përsëri asnjë nuk ka ndodhur ende. Prokuroria ka hedhur dyshime në procedurat e ndjekura nga Ministria për të dhënien e koncesioneve. Koncesionet të cilat kanë qenë më të debatuarat  dhe janë ende në hetim nga prokuroria, janë  Check-Up, me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet e vendit, me vlerë 100 milionë euro dhe koncesionin e shërbimit të hemodializës, prej 86 milionë eurosh. Por edhe pse nga organi i akuzës po kryhen hetime Ministria  nuk është ndalur duke bërë gati edhe një tjetër koncesion.  Këtë herë objekti koncesioneve janë laboratorët e analizave. Vlera totale e koncesionit është parashikuar 13 miliard lekë. Koncesioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion. Spitalet, laboratorët e të cilave janë përfshirë në këtë koncesion janë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,dhe spitalet rajonale.  Vlerat e këtyre koncesioneve janë shumë të larta, por bien ndeshesh me  premtimin  që është u bërë nga partia socialiste qeveria në fushatë. Më moton shëndetësia falas qeveria arriti që të fitoj pushtetin, por po hyjmë në muajt e fundit të mandatit,  shëndetësia jo vetëm që paguhet por ka edhe ko0sto të larta. Duket se premtimi për shëndetësinë falas, do të rimerret duke u laboratoruar  përsëri në fushatën e 2017.

untitled

Koncesioni i laboratorëve

Qeveria nis procedurat për koncesionin e laboratorëve në 18 spitale në të gjithë vendin

“Vlera totale e koncesionit është parashikuar 13 miliard lekë. Koncesioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion”

Në debatin publik ende pa u shuar zërat për koncesionin e Check-up-it,dhe hemodializës, qeveria propozoi edhe një koncesion tjetër. Të gjitha ishin bërë gati dhe mbetej vetëm miratimi në parlament i koncensionit të laboratorëve. Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, debatet nuk munguan dhe koncesioni u kundërshtua nga deputetët e opozitës dhe nga ata të LSI-së. Me debate dhe kundërshtime ligji për koncesionimin e laboratorëve kaloi vetëm me vota të cunguara. Gjatë votimit u rrëzua edhe amendamenti i Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Petrit Vasilit për mos akordimin e nga buxheti i 2017, për këtë koncesion. Propozimi i LSI kundër koncesionit flagrant mori pro votat e partisë së Metës dhe kundërshtinë e Partise Socialiste dhe Partise për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ndërsa Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim ose abstenoi dhe pak deputetë të saj, në mënyrë individuale, ju bashkuan nismën së LSI. Konkretisht propozimi që rrëzonte koncesionin mori 39 vota pro të LSI dhe 63 vota kundër të PS-PDIU. Koncesioni i laboratorëve parashikon që për 10 vitet ardhshme, qeveria t’i japë privatit shërbimin e analizave duke e paguar një shumë prej 800 milionë lekë në vit. Apo edhe me shumë, pasi përherë ministria e financave bën dallavere në heshtje.

Ndërkohë rreth 400 laborantë dhe mjekë rrezikojë të mos kenë më kontrata pune me shtetin pas marrjes në dorëzim të shërbimit nga kompania private. Një ide e tillë është kundërshtuar fortë nga mjekët dhe specialistët. Sipas tyre, dhënia e shërbimit të analizave me koncesion është një praktikë që nuk është bërë në asnjë vend të Bashkimit Evropian. Por vetëm pak ditë pasi ligji kaloi në Kuvend, qeveria së bashku me Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për dhënien me koncesion të të gjithë laboratorëve biokimikë, klinikë dhe mikrobiologjikë të të gjitha spitaleve të vendit, duke hapur menjëherë proceduarat e  tenderit. Deri tani laboratorët kanë qenë në administrimin shtetëror, por duket se qeveria nuk ka mundësi të investoj në këtë sektor, dhe për rrjedhojë ja kalon privatit me koncesion. Sipas qeverisë duhet që ky sektor të përmirësohet dhe privati ka më shumë mundësi se shteti. Mënyra më e mirë sipas qeverisë është dhënia me koncesion, edhe pse kjo mënyra nuk është e suksesshme.

Në faqen “Open Procurement Albania”, katalogu për prokurime në Shëndetësi, rubrika Koncesione, sapo është hedhur pasaporta e Procedurës së Konkurrimit për Koncesionin me titull dhe objekt: “Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të 18 spitaleve. Forma e kontratës: Partneritet publik privat për shërbime publike Burimi i Financimit të Projektit: Buxheti i shtetit,  i cili hasi në kundërshtim nga aleati qeverisës, nëpërmjet Spitaleve subjekt i kësaj kontrate. Por në këtë projekt qeveria bie në kundërshtim të vetvetes, pasi arsyeja që po e detyron të japie koncesion këtë sektor është pamundësia e në buxhet. Ndërsa më poshtë shkruhej se vlera e financimit të këtij projekti do të financohej nga buxheti shtetit. Nga këto të dhëna kuptohet që qeveria ka mjaftueshëm para për të menaxhuar këtë sektor, por po ja kalon sektorit privat duke bashkëpunuar me të. Në këtë mënyrë kuptohet që ky koncesion është bërë vetëm për një arsye: për të fituar sektori privat dhe të rritet çmimi i analizave në  të gjithë laboratorët  shtetëror. Pas këtij koncesioni, laboratorët  do të kthehen në një sektor privat, pasi asnjë nuk do të ketë menaxhimin nga shteti. Një tjetër favor që i bëhet këtij koncesionari është edhe mospagimi i  asnjë tarife koncesionare. Vlera totale e koncesionit është parashikuar 13 miliard lekë. Koncesioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion. Spitalet, laboratorët e të cilave janë përfshirë në këtë koncesion janë, në gjithë vendin si ai Universitar në Tiranë dhe Spitalet Rajonale në të gjithë rrethet.  Sipas Ministrisë, kompania duhet që të dorëzojë si vlerë paraprake vetëm dy përqind të të gjithë vlerës, për të pasur mundësinë që të jetë ajo kontraktuese këtij koncesioni. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, synimi i koncesionit është që “të përmirësojë shërbimet laboratorike publike në Shqipëri përmes tërheqjes së një Partneri Publik Privat (PPP) për të investuar në strukturën dhe për të operuar në një rrjet të laboratorëve publikë në vend.” . Ky synim duket se do mbetet vetëm në letër, pasi kontraktuesi do të mundohet që të nxjerr fitimet për vete duke rritur vlerën e analizave dhe pritet që të mos ketë investime në ngritjen e strukturave të reja. Si të gjithë koncesionet e tjera të dhëna nga kjo qeveri, pritet që të ketë jo vetëm lidhje klienteliste por edhe mos funksionim të duhur. Më poshtë po ju tregojmë listën e plotë të spitaleve shtetërore në të cilat laboratorët teknik do të jepen me koncesion për një periudhë 10 vjeçare.

                LISTA E SPITALEVE

1            Spitali Universitar “Nënë Tereza”

2            Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

3            Spitali Universitar i Traumës

4            Spitali Universitar “Koço Gliozheni”

5            Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”

6            Spitali Rajonal Durrës

7            Spitali Rajonal Berat

8            Spitali Rajonal Fier

9            Spitali Rajonal Vlorë

10            Spitali Rajonal Shkodër

11            Spitali Rajonal Elbasan

12            Spitali Rajonal Korçë

13            Spitali Rajonal Gjirokastër

14            Spitali Rajonal Dibër

15            Spitali Rajonal Kukës

16            Spitali Rajonal Lezhë

17            Spitali Lushnjë

18            Spitali Sarandë

Kundërshtimet politike

Qeveria mbetet e vetme, kundër edhe aleatët qeverisës

“Të gjithë kundër koncesionit, përveç Partisë Demokratike aleati kryesor në qeveri Lëvizja Socialiste për Integrim del hapur kundër dhënies me koncesion të laboratorëve”

Debati për koncesionin e laboratorëve në 18 spitalet e vendit ka disa ditë që po diskutohet në opinionin publik, por vetëm javën e shkuar ai ka përfshirë shumë aktorët politikë. Projekti kishte dasi kohë që flinte në sirtarët e qeverisë, dhe askush nuk kishte dijeni. Qeveria vendosi që ta rregullonte në detaje dhe më pas ta shpërndante për të gjithë. Që në momentin e parë që ky projekt u njoh nga eksponentët e tjerë, hasi në kundërshtime. Kur projekti u mor në shqyrtim nga  Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë, vetëm pak kishin dijeni. Ishte mbajtur i fshehtë për deputetët deri në momentin që ia hyri në godinën e parlamentit. Me debate të shumta projekti kaloj nga komisioni në seancë plenarë për votim. Edhe ditën e votimit kundërshtimet ishin të mëdha, pasi aleati kryesor  i qeverisë ishte kundër. Me anë të Kreut të Grupit Parlamentar, Petrit Vasilin, LSI shprehu mendimin e saj për të mos financuar këtë projekt nga buxheti i shtetit.  Por Partia Socialiste duke pasur mbështetjen e PDIU-së, arriti që ta kaloj me votat e saj dhe aleatit të vogël këtë projekt të shumë diskutuar. Qëndrimi i këtyre partive tregon qartë që qeveria nuk interesohet më për asnjë mendim kundër saj. Kjo tregon që qeveria nëse do që të miratoj diçka e ka të lehtë dhe nuk interesohet për mendimin ndryshe, por kjo tregon që qeveria ka mbetur vetëm, pa përkrahjen e aleatit të saj të madh LSI-së.

LSI del hapur kundër ministrisë: Projekti nuk ka asnjë studim korrekt

Kundër kësaj nisme u rreshtua hapur Lëvizja Socialiste për Integrim. Deputetët e saj dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili e refuzuan propozimin e sjellë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në komisionet e Kuvendit, që në momentet e para të njohjes me këtë ligj. Në mënyrë zyrtare, javën e shkuar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i kërkoi Kuvendit që ta pezullonte këtë koncesion dhe të mos e miratonte në buxhetin e vitit 2017. Veç argumenteve të specialistëve, Petrit Vasili rendiste dhe një fakt që ishte anashkaluar nga Partia Socialiste. Projekti i koncesionit të laboratorëve nuk kishte asnjë studim korrekt. Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar një kompani që duhet të bënte studimin për gjithë koncesionin, por ky studim edhe pse ka rol vetëm këshillues, ende nuk kishte dhënë shifra të sakta. Ndërkohë, Ministria në dokumentin e sjellë për miratim në Kuvend përcaktonte vlerën e koncesionit 800 milionë lekë në vit pa dhënë detaje se ku e kishte gjetur këtë shifër. Pra jo vetëm ishte një praktikë e dyshimtë e partneritetit publik- privat, por gjithë nisma kishte vetëm një shifër parash që duhet të jap shteti dhe asnjë projekt se pse kushtonte aq dhe jo më pak.

Partia Demokratike: Do ta anulojmë kur të vijmë në pushtet, aferë korruptive

Partia Demokratike ka qenë kundërshtarja më e fortë e koncesione të qeverisë aktuale. Që në fillimet e opozitës së saj, PD ka denoncuar koncesionimin e shëndetësisë. Nga check up-i te hemodializa dhe deri të laboratorët teknik Partia Demokratike ka qenë gjithmonë kundër. Me anë të deklaratave kanë akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Shëndetësisë Ilir Beqja, për përfshirje në afera korruptive dhe ndërhyrje në tenderimin. Edhe këtë herë më anë të deputetse Albana Voskhi, PD denoncoi koncesionin e laboratorëve, duke shtuar se do të sjell  pasoja në shëndetësi dhe në financa. Në një dalje për mediat, Vokshi shprehu qëndrimin e Partisë Demokratike kundër koncesionit të laboratorëve, që prej fillimit të vitit 2015 dhe në mënyrë të vazhdueshme deri më sot. Vokshi deklaroi se koncesioni i rrjetit të laboratorëve publikë vjen pas atij të check-up-it, të sterilizimit, të dializës dhe është një hap tjetër në planin e mirë menduar dhe të qëllimshëm të Edi Ramës, për të privatizuar shëndetësinë në favor të klientëve të tij. Ajo shtoi se së shpejti të gjithë do të marrin vesh se kush nga klientët e Kryeministrit do ta gëzojë këtë pjesë të shëndetësisë. “‎Ky koncesion e çon aferën në më shumë se 400 milionë euro për 4 koncesione, vetëm në shëndetësi. 400 milionë euro që duhet të shkonin për shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Koncesioni i rrjetit të laboratorëve nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë. Askund nuk është aplikuar në këtë shtrirje”, u shpreh ajo, duke shtuar se po bëhet në mungesë të plotë transparence. Albana Vokshi edhe këtë herë shprehu qëndrimin e PD, për koncesionet duke hedhur akuza të forta për kreun e qeverisë. Sipas saj, as Komisionit të Shëndetësisë të Kuvendit nuk i është dhënë informacion i plotë mbi koncesionin, duke shkelur kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Më pas ajo renditi me pika dëmet që sipas saj do të shkaktojë ky koncesion. 1. Koncesioni është korruptim. 2. Beqaj pretendon që duhen 11 milionë euro investime, që qeveria nuk i bën dot, sepse nuk i ka këto fonde. Por gjithkush e di që në këtë sektor, rinovimi dhe modernizimi i laboratorëve mjekësore spitalore publike, nuk ka nevojë për investime fillestare, sepse testet laboratorike shoqërohen me teknologji në përdorim, mirëmbajtje si dhe informatizim laboratorik. 3. Në një kërkim në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në lidhje me shpenzimet për laboratorët në të gjithë vendin, na rezulton që në një vit, qeveria shpenzon më pak se 1 milionë euro në vit. ‎ Pra, nga 1 milion euro në vit që kushton sot i gjithë sistemi i laboratorëve, pasi t’ia kalojë privatit, shteti do t’i paguajë atij 8 milionë euro. 4. Janë 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do shkojnë në xhepat e klientit të radhës. Në këtë linjë, shtoi se koncesioni pritet të ketë pasoja të ndjeshme njerëzore dhe humane, pasi rrezikon të hedhë në rrugë rreth 850 mjekë dhe staf mjekësor. Gjatë gjithë fjalës së saj ajo e quajti këtë koncesion si një aferë korruptive dhe akuzoi ministrinë Ilir Beqaj për përfshirje në të. Kjo nuk është akuza e vetme nga ana e PD-së, pasi ka denoncuar çdo koncesion që  është dhënë në sektorin e shëndetësisë.

Ben Blushi kundër qeverisë: 8 milion euro në vit shkojnë për koncesione

Në debatin për koncesionet u përfshij edhe deputeti Ben Blushi. Ai shprehu kundërshtimin e tij për dhënien me koncesion të laboratorëve. Blushi tha se fatura në buxhet për koncesionet shkon në 8 milionë euro në vitin 2017: me anë të një deklaratë të shkurtër ai krahasoi fondin që jepet për koncesionet dhe për arsimin në një vit. Sipas deputetit të LIBRA-s në një vit jepen  8 milionë euro vetëm për koncesionet. Deputeti me anë të një pyetje shprehur mendimin e tij kundër dhe nuk votoi këtë ligj. Blushi tregoi edhe vlerën e këtij projekti që shkon në 7.2 miliardë lekë të reja. Por sipas tij fatura për universitetet është vetëm 6 miliardë.  Pra, 7 miliardë për koncesionet që nga check up-deri tek laboratorët dhe 6 miliardë për universitetet e gjithë Shqipërisë. Për të kundërshtuar dhe mbrojtur qeverinë doli Arben Ahmetaj si një nga hartuesit e buxhetit të vitit 2017.  Ministri i Financave Arben Ahmetaj reagoi pas deputetit Ben Blushi duke theksuar se dhënia e laboratorëve me koncesion është në përfitim të qytetarëve. Kjo për faktin se investimin do ta kryejë privati, qytetarët do të përfitojnë më shumë shërbim dhe pas 10 vjetësh gjithçka do ti mbesë shtetit. E gjithë kjo me të njëjtën kosto që shteti paguan sot për shërbimet ndaj qytetarëve. Nga ky reagim duket që edhe Ben Blushi e ka kuptuar që koncesionet janë një e keqe e qytetarëve dhe këtë herë nuk votoi. Ishim mësuar të shihnim Blushin me kartonin jeshil në momentin e votimit, por këtë herë ai ngriti kartonin e kuq.

Protestat  e laborantëve

Ministri Beqja mbron koncesionet, debaton me protestuesit

Koncesioni i fundit nga Ministria e Shëndetësisë për laboratorët, përveç politikës ka hasur edhe në protestat e laborantëve. Për të kundërshtuar këtë koncesion laborantët dolën në  protestë javën e shkuar duke bojkotuar për pak orën punën e tyre. Sipas tyre ky koncesion është kundër tyre dhe rrezikon vendin e tyre të punës. Në koncesion do të përfshihen 18 spitale dhe janë rreth 400 punonjës që rrezikohen të mbeten pa punë. Por për të mbrojtur koncesionin ka dalë kundër protestuesve Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Në momentin që laborantët protestuan ai u përball vetë me ta duke mbrojtur projektin e tij.  Por, ai ka mbeti  pa përgjigje përpara pyetjeve agresive të teknikëve të laboratorëve që shprehën shqetësimin se koncesionari i ri do ti hedhë  në rrugë pavarësisht nga eksperienca dhe formimi i tyre. Ai debatoi me një nga laborantët që ishte në protestë dukë shkëmbyer disa replika më të. Një laborante i tha se kishte 16 vite punë dhe tani ajo do të mbetej  pa punë. Ajo i tha ministrit që koncesionari mund ta hiqte atë dhe koleget e saj nga puna pa asnjë pretekst, por Ilir Beqja i shpjegoi të kundërtën. Edhe pse laborantet kërkonin shpjegim nga ministri ai vetëm i kundërshtoi dhe u tha që nuk do të ndodhte asgjë me ta. Për ministrin kjo është herë e parë që i dalin vartësit e tij në një protestë kundër, pasi jemi mësuar që punonjësit të mbështesnin eprorin  tyre nga frika e heqjes nga puna. Këtë herë duket se frika për heqjen nga puna nuk është më prezente tek nënpunësit, pasi nga  ky koncesion vendi i punës është i rrezikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here