Ilir Seci
Günter Grass, nje nga shkrimtaret me te medhenj te botes vdiq te henen me 13 prill 2015, ne moshen 87-vjeçare… Günter Grass ishte shkrimtari me i madh gjerman i periudhes se mbas Luftes se Dyte Boterore, i njohur dhe i perkthyer ne shume gjuhe te botes Günter Grass eshte autori i romanit mirenjohur ne Gjermanine e pasluftes, romanit, “Daullja e llamarinte”… Nje roman qe u be simbol i kompleksit te fajit kolektiv gjerman per krimet e kryera nga nazistet gjate periudhes famekeqe te indoktrinimit hitlerian. Romani “Daullja e llamarinte” ka si meta-simbol refuzimin per tu rritur te Oskar Matzerath-ut, refuzimi i nje femije qe nuk do te rritet ne nje mjedis shoqeror te atille siç ishte Gjermania naziste ne periudhen e diktatures se nazizmit. Oskar Matzerath nuk do te rritet ne nje kohe kur hebrenjte shfaroseshin neper kampet e perqendrimit apo kur polaket masakroheshin ne vendin e vet te pushtuar nga nazistet… Pse kishte aq shume brerje ne ndergjegjien e Günter Grass kur ai ishte ende femije ne kohen qe Gjermania pushtoi Polonine? Çfare e bente ate qe te ndjehej aq fajtor per krimet e kohes se nazizmit? Romani “Daullja e llamarinte” ne shtjellen e vet, perçon pikerisht mesazhin e peshes se rende te vrasjes se ndergjegjies, te barres se rende te fajit kolektiv, per gjithshka ndodhi. Ai kompleks faji behet lajtmotiv te “Daullja e llamarinte”, askush nuk mund ti shpetoje ndjenjes kolektive te pergjegjesise Ndjehete fajtor mper deshtimin e nje shoqerie te tere qe nuk mbojti dot qytetaret e vet… Günter Grass nuk e shfajeson veten nga pergjegjesia si gjerman edhe pse ishte vetem 17-vjeçar kur u kap rob lufte nga forcat aleate ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore… Dihet qe Gjermani naziste ne mbarim te luftes kishte thirrur nen arme djemte nen moshe…
Vite me vone Günter Grass tregon per angazhimin e vet vullnetar me forcat detare naziste qe ne rinine e hershme, kur kishte qene vetem 15 vjeçar… E tregoi vete ne vazhden e shlirimit nga ajo barre e brejtjes se ndergjegjies. Kuptohet mbasi tha ate te vertete u sulmua nga te gjithe anet … Por ai zgjodhi te vdiste pa mbajtur te fshehta Lexuesi shqiptar kur ndeshet me shembullin e Günter Grass-it, kur perballet me modelin e jetes dhe vepres se tij, dashje pa dashje do heqe paralele mes sistemeve diktatoriale qe paten Gjermnaia dhe Shqiperia, njejte mund te hiqen paralele mes modeleve te shkrimtareve ku pyetja pastaj shtrohet a kemi ne nje shkrimtar si Günter Grass? … A ka letersia shqiptare nje model te tille ?… A ka letersia shqipe shkrimtare qe kane reflektuar ndaj te shkuares totalitariste ne ate menyre si ka reaguar Gunter Grass? Autore qe mbas renies se diktatures e kane mbajtur nje qendrim te denje intelektual ndaj asaj diktature duke denuar ate periudhe te erret? … Eshte nje numer i vogel autoresh qe kane trajtuar ate teme, qe te gjithe jane autore qe vijne nga shtresa e te perndjekurve nga diktatura, ndersa per autoret e realizmit socialist as behet fjale Menjehere mbas renies se diktatures, autoret e realizmit socialist, ate me te kompromentuarit dolen me moton : “Veprave tona nuk ua heqim asnje presje “… Asnje presje nuk donin ti hiqnin veprave te tyre shkruar me frymen e soc-realizmit, vepra ku glorifikohej figura e diktatorit Enver Hoxha ?Veprave ku nxitej Lufta e Klasave, vrasjet dhe burgosjet e armiqve te klases ?… Veprat e realizmit socialist ishin jo vetem nje justifikim moral i gjithe krimeve te kryera ne emer te revolucionit por shume nga ato vepra ishin edhe pararendese te fushatave politike qe here pas here ndermerrte diktatura, sic kane qene fushata per eleminimin e “Armiqve te Popullit dhe Pushtetit”, fushata qe perfunduan me vrasjet dhe denimet e kundershtareve politike te PKSH-se …Fushata per ndalimin e fese kur u denuan dhe u masakruan qindra klerike te pafajshem …Fushata kunder denigrimit te trashegimise kombetare dhe vlerave te krijuara ne shekuj te cilat u shkaterruan me themel … Fushata kunder shfaqjeve mikro-borgjeze si rezultat i te ciles mijera te rinj dhe te reja perfunduan ne burgje apo kampe pune vetem e vetem pse mbanin pak floket e gjata ose visheshin sipas “modes” …Veprat e realizmit socialis benin gjithe kohes justifikimin moral te vrasjeve te burgosjeve dhe internimeve te njerezve te pafajshem neper kampet famekeqe te Tepelenes e Lushnjes ku femijeve te lindur atje u hiqej e drejta elementare e arsimimit Pamfletet politike, veprat dhe shkrimet e korifenjeve te diktatures se proletariatit gjithmone u kane paraprire fushatave te sigurimit famekeq te shtetit sepse drejtuesit hierarke te Lidhjes se Shkrimtarevedhe Artisteve kane qene njerez te afert te PPSH-se dhe armes se saj me te dashur Sigurimit te Shtetit…
Shume nga ata shkrimtare dhe artiste shqiptare qe mbas viteve ’90 thane se: “…nuk i heqin asnje presje veprave te realizmit socialist”, kane qene anetare te Komitetit Qendror te PPSH-se, kane qene deputete te Parlamentit komunist duke mbajtur nga dy-tre here mandate…Pra kane qene pjese e vete sistemit, nuk behet fjale thjesht per kompromentim, behet fjale per angazhim te vetedijshem politik dhe shoqeror nga i cili edhe perfituan mjaft prej sistemit Imagjinoni per nje moment sikur te ndodhte diçka e tille ne Gjermanine e mbas nazizmit Por ne Gjermanine e Günter Grass-it u krye denazifikimi kurse ne Shqiperine tone te pas-diktatures tonre nuk eshte kryer dhe as mendohet te kryhet ndonjehere dekomunistifikimi … Ndryshim eshte i madh Gunter Grass u kritikua pse kishte fshehur nje angazhim vullnetar ne moshen 15 vjecare kurse shkrimtaret dhe artistet tane jo vetem qe nuk kane fshehur ndonje gje por edhe mburren gjithe dites me te kaluaren e vet Ndokush mund te thote se dy diktaturat kane qene te dnryshme;e verteta eshte se diktatura komuniste ndryshonte nga ajo naziste vetem ne nje pike, nese nazistet vrane dhe masakruan gjithe Evropen, komunistet e enverit bene te njeten gje por Brenda kufinjeve te Shqiperise Ne njezete e tete mije kilometrat katrore te Republikes Popullore Socialsite te Shqiperise jane kryer po aq krime dhe burgosj sa ckane kryer nazistet ndaj popujve te Evropes Mirepo ndryshe nga Gjermania e mbas Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperine e ketyre 25 viteve te demokracise kompasi moral duket se eshte thyer dhe asgje nuk funksionon sipas kompasit moral te botes demokratike Ne te gjithe boten demokratike ka nje kompas moral me te cilin behen matjet…Shoqerite e pergjegjshme mbajne qendrim ndaj gabimeve historike dhe nxjerrin mesime. Mbas Luftes se Dyte Boterore Gjermania e Gunter Grass doli e shkaterruar totalisht nga humbja e luftes…Perpara se te benin rindertimin e vendit gjermanet bene rindertimin moral te shoqerise duke u ndare nga e kaluara e erret perms denimit te krimeve te kryera, edukimit te brezit te ri me vlerat demokratike, imunizimit te shoqerise nga virusi totalitar Mbas restaurimit moral restaurimi fizik i Gjermanise ishte thjesht formalitet…Pikerisht ne kete pike ne shqiptaret e kemi humbur fillin…ne mbas diktatures komuniste nuk beme asnjehere nje rindertim moral te shoqerise se shkaterruar Perkundrazi…Rezultati, 25 vjet mbas Luftes se Dyte Boterore gjermania e rrafshuar u be superfuqi boterore kurse Shqiperia edhe mbas 25 vitesh demokraci post-komuniste ende sillet kuturu sepse shoqeria nuk mund te orientohet me nje kompa moral te thyer…