Irak, rrëmbehet gazetarja nga disa persona të armatosur

0
159
foto ilustruese

Autoritetet e Irakut thonë se persona të armatosur e të paidentifikuar kanë depërtuar me dhunë në shtëpinë e një gazetareje dhe e kanë rrëmbyer atë. Gazetarja, Afrah al-Qaisi, një kritike e rreptë e institucioneve qeverisëse dhe e korrupsionit në këtë vend, dje ishte rrëmbyer në shtëpinë e saj në kryeqytetin Bagdad.

Disa orë më herët, ajo e kishte publikuar një artikull në të cilin ka shprehur shqetësim se grupet e armatosura në Irak po veprojnë pa u frikësuar nga ndëshkimi. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka urdhëruar që forcat e sigurisë të zhvillojnë hetime për këtë rrëmbim dhe të bëjnë “çdo gjë të mundur” për ta shpëtuar atë.

Ministria e brendshme e Irakut sot ka njoftuar se e ka formuar një ekip për ta shqyrtuar rrëmbimin e gazetares al-Qaisi. Iraku është në mesin e vendeve më të rrezikshme për gazetarët./rel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here