Afera e inceneratorëve/ Denoncimi i Kryemadhit: Klodian Zoto, 30 mln dollarë evazion fiskal. Bënte udhëtime me avion në kohë pandemie kur ishte e ndaluar

0
94

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim në lidhje me aferëne inceneratorëve. Në një komunikim me gazetarët, ai tha se Klodian Zoto rezulton se ka bërë 30 mln dollarë evazion fiskal. Nëdërsa në total, evazioni fiskal i kompanive të inceneratorëve është 489 mln dollarë.

Po ashtiu një tjetër fakt që bëri të ditur Kryemadhi është udhëtimet e Klodian Zotos në kohën e pandemisë. Sipas saj ai udhëtonte jashtë vendit, edhe pse fluturimet ishin të ndaluara.

“Në auditimin që ne bëmë rezulton që Klodian Zoto ka kryer 30 mln dollarë evazion fiskal fiktive. Nga ana tjetër të gjitha biletat e avionit që në periudhë pandemie kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, ndërkohë që në qiellin shqiptar nuk kishte asnjë avion.

Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëveprim financiar shit-blerje blerje me kompanitë e inceneratorëve.

Ajo që kemi kuptuar është që në total evazioni fiskal është 189 mln dollarë”, tha Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here