Video e rrallë e luftës, paramilitarët serbë varrosin të gjallë kosovarët

0
179

Një tjetër dëshmi e krimeve të ushtrisë serbe në Kosovë në vitet e luftës ‘98-‘99. Së fundmi një video ku duken paramilitarët serbë duke shtyrë e tërhequr zvarrë kosovarët që i hedhin në një gropë të madhe. Megjithëse është natë lëvizjet e tyre duken qartë. Videoja është publikuar nga portali “Shqipëria ime” dhe mediat kosovare.

Qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për t’u përballur me serbët të akuzuar për krime lufte; bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë ende “quhet si detyrim stresues, çmim i nevojshëm për t’u futur në Bashkimin Europian”.

Ish-Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, bashkë me Milan Milutinovic, Nikola Šainovic, Dragoljub Ojdanic dhe Vlajko Stojiljkovic u akuzuan nga ICTY për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare”.

Në 2001, Presidenti Vojsllav Koshtunica “luftoi me dhëmbë e me thonj” kundër përpjekjeve për të vënë Millosheviçin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës.

Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura Nebojša Pavkovic, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazarevic, ish-oficerin e policisë Vlastimir Corcevic, dhe Sreten Luki.

Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës.
Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë e OKB-së (ICTY) zbuloi ligjërisht se Serbia “përdor(i) dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën…

Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me dëshirë të xhamive.”

dfgdfghdfh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here