Tiranë, punonjësi i një firme private vjedh kasafortën me miliona lekë

0
172

Një 41-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka vjedhur kasafortën e firmës ku punonte.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa policia ka bërë të ditur sot se ka dërguar në prokurori dosjen ndaj 41-vjeçarit me inicialet E. P.

Burime nga policia thanë se 41-vjeçari është punonjës në një firmë private, në rrugën “Reshit Petrela”, ndërsa denoncimi për vjedhjen e kasaforëtës, brenda së cilës ndodheshin 4.5 milionë lekë është bërë nga menaxheri i firmës 57-vjeçari me inicialet F. I.

Pas denoncimit, policia e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here