Krizës financiare te Flamurtari i vjen fundi

0
130

ff

 

Vjen më në fund zgjidhja e krizës financiare që ka përfshirë prej muajsh skuadrën e Flamurtarit. Pas bisedimeve të gjata mes drejtuesve të kompanive financuese të klubit TRK dhe Atlas Global me Bashkinë e Vlorës është rënë dakord që borxhet e prapambetura, që i përkasin periudhës 2010-2013, të shlyhen nga këto kompani me kusht që shumat që do të shpenzohen të rimbursohen nga Bashkia deri në shkurt të 2016-ës. Kjo lëvizje do të lejojë zhbllokimin e llogarive të klubit që janë të ngrira që nga 20 Tetori i këtij viti nga përmbarimi, për t’u dhënë pagat e prapambetura lojtarëve sipas kontratave të nënshkruara në fillim të sezonit. Nëpërmjet një deklaratë për shtyp klubi vlonjat thekson se lojtarët e Flamurtarit mbeten ndër më të paguarit në Superiore, ndërsa skuadra kuqezi një taksapaguese e rregullt, që derdh në arkat e shtetit më shumë se 40 milionë lekë të reja. Zhbllokimi i logarive i jep mundësi Flamurtarit të hidhet fuqishëm në merkaton e Janarit për të mbushur boshllëqet e krijuara nga largimi i shumë futbollistëve për shkak të mosshlyerjes së pagave. Në këtë deklaratë shkruhet gjithashtu se klubi i Flamurtarit ka arritur marrëveshjen me 3 futbollistë të Serisë A braziliane, por detajet për këto përforcime do të zbulohen ditët e ardhshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency