Shorti i Ligës së Kampioneve/Juventusi përballet me Bayern-in, PSG vihet përballë Chelsea-t

0
114

ssf

 

Bardhezinjtë dhe gjermanët janë vënë përballë njëri-tjetrit në një sfidë që ka ndezur direkt polemikat e para

 

Parisienët do t’i rikthehen edhe një herë sfidimit të “bluve” të Mourinhos që, edhe pse janë keq në kampionat, në Champions pritet të ruajnë formën e viteve të fundit

 

 

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës përcaktoi çiftet e fazës së 1/16-ave në Uefa Champions League, ku nuk mungojnë disa përballje mjaft interesante. Juventusi, kampion i Italisë dhe nënkampion i Evropës, do të sfidojë gjigantët e Bayernit të Mynihut. Një supersfidë që pritet të dhurojë emocione me Arturo Vidal që do rikthehet në Torino pasi u largua në merkaton e verës nga Italia në drejtim të Bavarisë. Barcelona kampione në fuqi do të përballet me londinezët e Arsenalit. Messi-Suarez-Neymar, përballë Ozil, Sanchez, Cazorla dhe Girouds, një duel mjaft i fortë dhe spektakolar. Ndodhet sërish Chelsea në rrugën e PSG, parisienët ishin ata që i eliminuan kampionët e Anglisë edicionin e shkuar të ligës së kampionëve pas golit në shtesë të Thiago Silvës. Zlatan Ibrahimovic do të vendoset edhe një here kundër Jose Mourinhos. Duke parë momentet që po kalojnë të dyja skuadrat francezët nisen më të favorizuar, megjithëse asgjë nuk mund të merret për e sigurt në Champions League. Roma-Real Madrid është një tjetër çift interesant. Skuadra e Garcia nuk po kalon ndoshta periudhën më të mirë, por në të njëjtën situatë janë edhe madrilenët, megjithatë peshorja anon dukshëm nga ‘los blancos’ edhe për kualitetet që ka kjo skuadër. Genti kampion i Belgjikës do të sfidojë gjermanët e Wolfsburgut, ku duket se do të bëjë debutimin e tij në këtë kompeticion edhe sulmuesi i Skënderbeut Olanika që sapo ka firmosur me klubin belg. Atletico e Madridit nuk do ta ketë të thjeshtë kundër PSV Eindhovenit, ndërkohë që një cift mjaft i ekuilibruar është ai mes Benficës dhe rusëve të Zenit. Me fat Manchester City, i cili nuk pritet ta ketë shumë të vështirë kundër Dinamos së Kievit. Takimet e vajtjes do të luhen me 16 dhe 17 shkurt, ndërsa sfidat e kthimit më 23 dhe 24 të po të njëjtit muaj.

 

Sfida interesante edhe në Europa League

 

Liga e Evropës përcaktoi çiftet e fazës së 1/32, ku të impenjuar janë edhe një pjesë e lojtarëve të kombëtares shqiptare. Etrit Berisha me Lazion e tij do të ketë një përballje të vështirë kundër turqve të Galatasaray-t që drejtohen nga Mustafa Denizli dhe kanë në përbërje lojtarët të kalibrit të Wesley Sneijder dhe Lukas Podolskit. Napoli i Elseid Hysajt do të duhet të luftojë për një vend në fazën tjetër me spanjollët e Villarealit. Taulant Xhaka, Albian Ajeti dhe Shkëlzen Gashi gjithmonë nëse ky i fundit nuk largohet, do të sfidojnë francezët e St. Etiene, ku në letër kampionët e Zvicrës duken më të favorizuar. Ndërkohë që në takimet e tjera Fiorentina e Paolo Sosës do të ketë një duel ët vështirë kundër anglezëve të Tottenhamit, ndërsa një sfidë mjaft e luftuar duket se do ët jetë edhe ajo mes Borusias së Dortmundit dhe Portos. Anderlechti i Besnik Hasit do të sfidojë grekët e Olympiacosit. Gjigandët e Manchester United nuk priten të kenë shumë pengesa kundër danezëve të Midtjylland, kurse Jurgen Klopp do të rikthehet në Gjermani me Liverpoolin e tij për tu ndeshur me Augsburgun. Një çift mjaft i balancuar është Marseille-Athletic Bilbao, ndërsa Sevilla kampione në fuqi do të përballet me Molden. Sportingu i Lisbonës që ishte në të njëjtin grup me Skënderbeun do të ketë një sfidë të vështirë kundër Bayer Leverkusenit. Sfidat e paar do të luhen më 18 Shkurt, kurse takimet përmbyllëse të këtij raundi do të luhen më 25. Finalaj e madhe e këtij kompeticioni do të zhvillohet pikërisht në shtëpinë e Taulant Xhakës, në St. Jacobs Park të Baselit më 18 maj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency