Poezia prekëse e Erenestina Halilit për të birin: “Mall po kam me t’pa, me t’rrokë…

0
499

Pedagogia e gazetarisë Erenestina Halili i ka kushtuar një poezi të birit, Kejdit 21 vjeç i cili humbi jetën fatalisht në aksident me motor në zonën e Bllokut, natën e 21 Nëntorit bashkë me këngëtarin e ri, Ergi Dini.

Më poshtë vargjet e ndjera të Erenestinës

T’randoi ai qerpik,

pa mujtë m’e hapë me m’thanë :

– Nanë, erdh Ora!

Nuk e dveta Zotin tem:

Pse?! Pse?! Pse?!

Se nan qerpik m’the:

-Nanë, mos dvet…!

Unë iu binda fjal’s tande,

Zotit tand e temit…!

Kajherë, dritë e synit tem,

mall po kam me t’pa,

me t’rrokë,

me ta puthë at sy qerpikgjatë,

terr si mbramja e të hanës…

Paj, dert mos ki!

Njatij tandit e temit,

njaty nelt,

nuk mundem m’i mbajtë mni!

N’lutje, t’mban nana n’gji…

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here