Pas lënies në pritje nga LSI/ Rama flet me siguri për veten dhe koalicionin: Qeverisim edhe për 4 vite, askush s’ka dyshim

0
146

 

Qeveria shqiptare nënshkroi dje marrëveshjen me Bankën Botërore Marrëveshjen për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit në Berat, Sarand, Përmet dhe Gjirokastër

Gëzim Saliu

Në kohën kur LSI ende nuk ka vendosur lidhur me të ardhmen e bashkëpunimit parazgjedhor, duke lënë në pritje të ethshme Partinë Socialiste, Kryeministri Rama kundërpërgjigjet me deklarata sigurie për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Duke folur nga takimi ku u firmos marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore për zhvilimin urban në disa zona të Jugut, kreu i qeverisë nuk nguroi dje të presiononte jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe të pavendosurit e brendshëm. Rama u shprehet i sigurtë se mandati i ardhshëm në qeveri do ti takojë sërish të majtës, duke mos dhënë specifikime lidhur me përbërësit e koalicionit “fitues”. Në këtë qëndrim, Rama la të nëkuptohej se sërish në krye të qeverisë do ishte ai. “Faktikisht, sot, mund të numërohen rreth 51 mijë të punësuar në sektorin e turizmit, në 2015, ende nuk kemi një shifër përfundimtare në 2016-ën, por, padiskutim që ne mund të shkojmë deri në 250 mijë të punësuar në 2025-ën dhe objektivi ynë është që të jemi 100 mijë plus deri në 2021-shin, që, jo rastësisht me fjalën time, përkon edhe me mbylljen e mandatit të dytë qeverisës, për të cilin askush nuk ka dyshim se do ta ushtrojmë me përgjegjësinë më të plotë”, deklaroi Rama. Këto qëndrime të kryeministrit për fitore të sigurt në 2017-ën vijnë në një kohë kur ende palët nuk janë pozicionuar në koalicione dhe kur mungojnë sondazhet reale mbi peshën në elektorat të partive kryesore, por edhe të atyre “neë entry”. Përvec mos vendimmarjrjes së LSI-së, ka ende shumë enigma lidhur me zgjedhjet e ardhshme, ndër të cilat mund të përfshijmë efektin “Blushi” apo edhe lëvizjen e Kokëdhimës brenda PS-së. Në këtë diskutim nuk duhet lënë prapa krahëve as PD dhe opozita e cila përmes një hapjeje të gjerë dhe strategjia të re synon marrjen e pushtetit në 18 qershor.

Ndërkohë dy ditë më parë LSI mblodhi Këshillin Drejtues Kombëtar nga ku u zgjodh edhe Kryesia e re. Por nga mbledhja e parë e forumit, nuk pati asnjë vendim lidhur me pozicionimin e LSI-së për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit 2017.  I pyetur dy ditë më parë nga gazetarët lidhur me vendimmarrjen e pritshme të LSI-së dhe se kur do mund të vendoset për koalicionin e ardhshëm pas mbledhjes së parë të Kryesisë, Ilir Meta deklaroi se,: “Kryesia do të jetë në një angazhim të përhershëm dhe do të mblidhet sipas një kalendari të caktuar dhe do të mblidhet aq herë sa Sekretari i Përgjithshëm apo dikush nga drejtuesit e tjerë do të konstatojë se ka rëndësi për t’u mbledhur kryesia për të ecur më shpejt me axhendën politike dhe organizative të LSI-së”. Kreu i LSI-së, ashtu sic edhe e ka shprehur më parë e ka lënë në dorë të forumeve vendimmarrjen për bashkëpunimin parazgjedhor të forcës që drejton, duke mos u ngutur për të shprehur qëndrimin. I vetmi i paduruar në këtë çështje është PS dhe kryeministri Rama, i cili pati deklaruar pak kohë më pare se sapo të përfundojë proccesi zgjedhor brenda LSI-së do priste një përgjigje nga Meta lidhur me vazhdimësinë ose jo të koalicionit.  Ndërkohë deklarata e tij sipas së cilës LSI duhet të vendoste  nëse do vazhdonte bashkëpunimin me PS apo do “rimartohej me PD” nuk u prit aspak mirë nga partia e Metës e cila përmes Luan Ramës foli për “mistrecllëqe batutash”.

Marrëveshja

Qeveria shqiptare firmosi dje një marrëveshje me Bankën Botërore me vlerë 63.8 mln euro, investim i cili do të shkojë për zhvillimin urban dhe turizmin. Nga ky projekt do përfitojnë katër bashki kryesore: Bashkia e Beratit, Bashkia e Sarandës, Bashkia e Përmetit, Bashkia e Gjirokastrës. Në fjalën e tij Rama vlerësoi bashkëpunimin me Bankën Botërore, ndërsa foli për ato që i cilësoi si reformat më të suksesshme në vend. “Tre reforma të rëndësishme kanë garantuar kthesën që ka marrë vendi, të cilat janë në; energji, pensionet dhe kundër informalitetit. Reforma kundër informalitetit komplekse dhe e vështirë, ka dhënë disa rezultate, jemi të pakënaqur, por jemi optimistë se edhe në këtë drejtim do të bëjmë pa diskutim sukses. Reformat që kemi ndërmarrë janë zvarritur dhe vonuar për shumë vite duke krijuar kosto dhe pasoja, nëse do ishin bërë më parë”.- tha ai.

Ristani: Aa shanse sa ka Prenga të marrë “Nobel-in”, aq ka edhe Rama për të marrë mandatin e dytë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ju pëgjigj dje kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi sot se është i bindur që do të fitojë edhe një mandat të dytë si Kryeministër. Përmes një fotomontazhi ironik, Ristani tha se Rama ka shanse të fitojë zgjedhjet aq sa ka kryebashkiaku Armando Prenga të marrë çmimin Nobel për paqen. “Keto jane ditet e fundit te Edi Rames ne pushtet. Aq sa i ka shanset Armando Prenga te marre cmimin nobel per paqen, aq i ka dhe ai per nje mandat te dyte. Le ti gezohet bandes se vete edhe per pak kohe”, shkruante në Facebook deputeti demokrat.

“Armik, terrorizmi”

Rama: Datën e negociatave e përcaktojmë ne dhe jo BE. Turp për BE-në me vizat për Kosovën

Kryeministri Rama zhvilloi dje një pritje me ambsadorët me rastin e festive të fundivitit, ku theksoi se se datën për çeljen e negociatave e përcakton pala shqiptare dhe jo Bashkimi Evropian.  “Përsa kohë ne nuk do të hedhim hapat e domosdoshëm atëhere nuk kemi çfarë kërkojmë nga BE. Nuk është BE që përcakton datën e celjes së negociatave në këto kushte ku jemi. Jemi ne që mund ta përcaktojmë atë duke i dhënë BE provën e prekshme të zbatimit të reformës në drejtësi, duke filluar me pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar”- tha ai. Nga ana tjetër kryeministri pohoi se qeveria ka punuar për zero probleme me fqinjët, ndonëse këto kohë është faktuar se problematikat në këtë pikë nuk kaqn qenë të pakta.  “Ne kemi ndjekur një politike të jashtme dhe dinamike që mbron interesin kombëtare, në përputhje me përgjegjësitë tona, por në çdo moment në frymën europianiste që karakterizon forcat tona politike si përfaqësim i një populli që në këtë rajon ka qenë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi vlerat dhe parimet e Europës ku duam të bëjmë pjesë me të drejta të plota. Kemi punuar dhe do punojmë që marrëdhëniet tona me fqinjët të karakterizohen nga dialogu . Ne duam zero problemet me fqinjët kur edhe gabimisht duket sikur krijojmë probleme. Por ne duam zerimin e tyre dhe jemi të bindur se kjo është plotësisht e bindur”, tha ai. Po ahstu Rama foli para ambasadorëve edhe për mos heqjen e vizave për Kosovën, duke e cilësuar këtë vendim si një turp për BE-në.  “Që populli i Kosovës ndalohet të lëvizi lirisht si gjithë të tjerët nuk mund të mos e ndaj me ju turpin që ndjej për BE në raport me këtë të vërtetë kaq të hidhur që është e vërteta e njerëzve të atij vendi”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here