Provimi i shtetit/ Licenca për punë, zbardhet tabela e datave për testimin e profesioneve të rregulluara të mjekësisë

0
708

 

Nga 16 dhjetori 2016  deri me 13 janar 2107, profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit do ti nënshtrohen provimit

Sejrie Baleta

Sezoni i testimeve për profesionet e rregulluara ka filluar që në nëntorë. Me datë 12 dhjetor ishte dita e fundit ku kandidatët e mësuesisë e mbyllën zezonin e provimit të shtetit. E ndërsa nga ana tjetër për profesionet e rregulluara të mjekut, farmacistit, stomatologut, infermierit, mamisë, fizioterapistit, logopedistit, teknikut të imazherisë dhe teknikut të laboratorit, që kanë përfunduar misterin në një nga degët  sipas profesioneve, si dhe kanë kryer praktikën profesionale, do ti nësnshtohen provimit të shtetit duke nisur nga data 16 dhjetor deri me datë 13 janar 2017. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë me dije se, provimet e shtetit për këto profesione të rregulluara do të zhvillohen në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (më poshtë AKP) me adresë: Rruga: “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në AKP 30 min para fillimit të provimit të shtetit.

Dokumentet që u duhen

Rregullorja dhe dokumentet që duhet të kenë  me vete kandidati për të ushtruar profesionin janë të njëjta si ato të publikuara më parë.  “Ditën e provimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim, kopje të kartës ID ose pasaportës, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP-së në varësi të herës së pjesëmarrjes dhe në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati duhet të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim”.

Tabela

Në tabelën e vendosur në shkrim është vendosur organizimi i provimeve të shtetit për profesionet e mjekësisë sezoni XI dhjetor 2016. Në tabelë është e vendosur ora, data dhe emir i profesionit të kandidatëve të cilët do të testohen për provimin e shtetit. Kandidatë duhet të jenë të kujdesshëm për të verifikuar saktë orarin dhe ditën kur ata duhet të japin provimin. Ende Agjencia Kombëtare e Provimeve nuk ka bërë publike listën e kandidatëve në bazë të profesionit, ditës së provimit dhe orarit të paraqitjes pranë Agjencisë Kombëtare të provimeve për të dhënë provimin e shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here