Manjani: “Vlahutin po bën qokën pushtërve që qeverisin këtu. Mbase e mbush shejtani këtë herë…”

0
630

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale ne lidhje me lajmin e konfirmura opër takimin e nje delagacioni të aktorve që janë kundër prishjes së godinës së teatrit dhe ambasadores në ikje të BE Romana Vlahutin.

“Takimi me të është njësoj, në mos më keq se të takohen me KryePushtin ose pushtarucët e tjerë që drejtojnë vendin, në qendër e në bashki, shkruan Manjani. Ajo zonjë tashmë është e ikur dhe do vijojë ti bëjë qokat e fundit pushtëve tanë, miqve të saj personalë, vijon ai

Postimi i plotë:

Takimi..
———-
I kuptoj fort mirë ndjesitë e grupit që protestojnë çdo ditë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe pronës publike.

I përjetoj njësoj shqetësimet e ngritura nga dhuna spektakolare e pushtërve që kanë kapur peng sistemin demokratik.

Por nuk jam i bindur që Romana Vllahutin do ti japë dum e drejtësi kësaj çështje.

Takimi me të është njësoj, në mos më keq se të takohen me KryePushtin ose pushtarucët e tjerë që drejtojnë vendin, në qendër e në bashki.

Them më keq se BE për shkak qoke, mund të legjitimojë ligjin barbar dhe anti-demokratik të Edi Ramës. Romana ka legjitimuar çdo pisllëk të Edvin Ramës.

Ajo zonjë tashmë është e ikur dhe do vijojë ti bëjë qokat e fundit pushtëve tanë, miqve të saj personalë.

Pastaj kur mendoj se si bleu një vilë PA TENDER; se si shefat e saj në Bruksel rrinë tapë e na japin urdhëra që të falim detin; apo nuk ju bën përshtypje se si vendi u katandis në rregjim pa gjykata, nuk ka shpresë të na japin drejtësi për Teatrin.

E ç’është teatri ynë për ta?!

Hiç!

Ndaj them se Ajo do bëjë qokën miqve të saj, pushtër që qeverisin këtu.

Megjithatë, ju uroj sukses në atë takim!

Fundja duhet provuar çdo gjë.

Kush e di?! Mbase e mbush shejtani kët herë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here