Intervistë me Altin Goxhaj/ “Bashkia e Tiranës po favorizon kioskat për të dëmtuar biznesin e vogël”

0
482

 

“Kompania që mbulon kioskëzimin e Tiranës mbulon edhe një skemë të tërë parkingjesh të fshehura nën logon e Bashkisë dhe Agjencisë bashkiake të parkingjeve”

“Për ndërtimet në sheshin Skënderbej ka mungesë totale transparence nga një anë, dhe të dhëna të brendshme që vërtetojnë që projekti është i gjithi i paligjshëm”

Intervistoi Anesti Barjamemaj

Tirana është një qytet që ka shumë probleme, por kohët e fundit duket se bashkia e Tiranës po i shton edhe disa të tjera. Kohët e fundit kemi parë që në Tiranë po shtohen kioskat e reja me vend dhe pa vend. Bashkia Tiranë morri disa aksione për të zhdukur kioskat e vjetra, por më pas e mbushi prapë Tiranën me kioskat e reja. Për këtë gjë Altin Goxhaj, i cili ka reaguar shumë herë për kuaza të ndryshme kioskëzimi në Tiranë ka brenda afera korruptive. Si drejtues i Lëvizjes Shqiptaro-Amerikane Kundër Oligarkise Sorosjane në një intervistë për “Standard”, ai tha se kioskat janë marrë një kompani e krijuar nga Erion Veliaj. Në këtë reagim të tijin Goxhaj deklaroi se kjo gjë bëhet për të favorizuar biznesin e bashkisë dhe dëmtuar qytetarët e thjeshtë. Por në Tiranë nuk është vetëm ky problemi kryesor, pasi edhe parkimet së fundmi janë bërë më pagesë, e cila shpesh është e pa përballueshme. Sipas tij edhe këtu ka një aferë korruptive pasi është e njëjta kompani. Por sipas  Avokatit Altin Goxhaj që drejton Lëvizjes Shqiptaro-Amerikane Kundër Oligarkise Sorosjane, edhe te ndërtimet e sheshit “Skënderbej”, është një paligjshmëri totale.

Para disa ditësh keni  shkruar në Facebook se po bëni një kallëzim penal kundër Erion Veliajt, në lidhje me favorizimin korruptiv për kioskëzimin e Tiranës, sipas jush ku qëndron korrupsioni? Çfarë kërkoni ju nga kjo padi?

Unë prej 6 muajsh kam denoncuar në mënyrë të përshkallëzuar një skemë të rëndë korrupsioni në Bashkinë Tiranë që po pushton Tiranën me kioska të cilat në fakt i ka një biznes i sapo krijuar pas ardhjes se Erion Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë nga një person pa asnjë eksperiencë biznesi me emrin Dariel Duka. Siç e dini policia bashkiake pas terrorit që ushtroi ndaj shitësve ambulantë që mbanin frymën duke shitur gjoja në emër të pastrimit të rrugëve nga informaliteti, fshehu pikërisht planin tipik të bandave mafioze për ti hapur rrugë kontrollit të shitjeve në rrugë nga një kompani e dyshimtë kur mendon se shpiket nga hiçi dhe pushton Tiranën duke e kioskëzuar atë! Unë zgjodha pikërisht Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që në emër të Lëvizjes Shqiptaro-Amerikane Kundër Oligarkisë Sorosjane e sapo themeluar, të çoja për kallëzimin penal në Prokurorinë e krimeve të rënda Njeriun e Sorosit, siç krenohet Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë për favorizim korruptiv të biznesit që ngriti rrjetin e kioskave në Tiranë dhe uzurpimin e parkingjeve publike pa asnjë transparencë. Sepse kjo kompani zotëron edhe parkingjet publike që duhet të zotëronte Agjencia e Bashkisë së Parkingjeve! Pra policia bashkiake dhe drejtoritë e Bashkisë shërbyen këtë vit për të dhunuar qytetarët dhe çpuar xhepat e tyre si e si që të pasurohej një biznes i krijuar nga Erion Veliaj.

A keni dokumente që mund të vërtetojnë korrupsionin, apo prisni vendimin nga Gjykata e cila ka kompetencën për të thënë fjalën e fundit nëse ka shkelje ligjore apo jo?

Vendim i Këshillit Bashkiak për marrjen me koncesion të parkingjeve dhe kioskave nuk ekziston në faqen e internetit të Bashkisë. Ekzistonte vetëm titulli i tij dhe nuk ka asnjë të dhënë se çfarë thotë, çfarë ofron dhe çfarë merr, ku shtrihet dhe si shtrihet? Kush janë përfitimet e qytetarëve dhe kush të Bashkisë? Po ashtu në faqen e internetit të Bashkisë mungon plotësisht ndonjë e dhënë për ndonjë tender apo ankand për ndonjë koncesion me këtë përcaktim? Në faqen e internetit të Bashkisë Tiranë mungon çdo milimetër dhe miligram transparence se si ka mundësi që një djalë i ri pa asnjë eksperiencë biznesi menjëherë sapo vjen në krye të Bashkisë Erion Veliaj i jepet fuqia për të ngritur kioska në të gjithë Tiranën pa u përcaktuar asnjë procedurë publike dhe ndërkohë kioskat ai i mbajti hapur për muaj e muaj me rradhë me logon e Bashkisë duke aplikuar një skandal abuzimi të pa ndodhur më parë nga ndonjë biznes. Logot u hoqën pas publikimit të videove dhe fotove që bëra unë muaj më parë kur zbulova dhe identifikova këtë skemë korruptive dhe favorizimi të një biznesi nga një Bashkia e tërë duke cënuar rëndë si mjedisin publik ashtu edhe konkurrencën  biznesit të vogël në Tiranë. Një ndër provat dërrmuese që diskrediton këtë skemë kriminale është edhe video që tregojnë se si kjo skemë miliardere e cila thith automatikisht në mënyrë të frikshme një treg konsumator të pa përmasë për vetë pozicionet e privilegjuara ku vendosen këto kioska me logo bashkie përgjatë 2016, në mënyrë paradoksale u zbulua se nuk jepte as kupona tatimorë dhe të mendosh se për çfarë fitimesh flasim dhe se çfarë u bënin policët bashkiakë të Erion Veliajt fukarenjve që shisnin në rrugë duke u grabitur mall e gjë të cilën  me aq sakrifica e kishin mbledhur për të mbajtur frymën gjallë! Besoj i mbani mend fotot dhe videot që pushtuan këtë vit mediat sociale ku tregohej me celularë dhuna naziste bandave të policisë bashkiake që njësoj si grupet mafioze në Palermo pastronin rrugët nga konkurrenca për ti hapur rrugë kësaj skeme kioskëzimi të Tiranës në favor të biznesit që ai u ngrit me ardhjen e tij në krye të Bashkisë.

Përdorimi i logos së Bashkisë Tiranë në kioskat private siç i keni edhe ne foto është një provë e cila do të shpjegojë shumë çka ndodhur me ngritjen e kësaj skeme biznesi të Veliajt në Tiranë. Ne i kemi dorëzuar me postë një kopje Prokurorisë së Krimeve të Rënda, një kopje i dorëzojmë Kontrollit të Lartë të Shtetit, një kopje këshilltarëve bashkiakë në Tiranë, një kopje në Kuvend për deputetë të interesuar dhe natyrisht një kopje do t’ia vënë në dispozicion edhe medias sepse rruga e ndalimit dhe ndëshkimit të kësaj skeme korruptive dhe favorizimi të paligjshëm të Bashkisë nga Erion Veliaj do të jetë jo vetëm kallëzimi penal por edhe nxitja e KLSH-së, këshilltarëve bashkiakë, deputetëve dhe opinionit publik.

Lëvizja Shqiptaro-Amerikane Kundër Oligarkisë Sorosjane nuk është një Lëvizje për të bërë thjesht protesta apo deklarata por do të jetë një institucion i aksioneve ligjore qytetare kundër Oligarkisë dhe Korrupsionit që sundon sot çdo qelizë të shtetit dhe shoqërisë sipas një skenari të mirë menduar sorosian për rrënimin e Shqipërisë dhe super fuqizimin e kësaj Kaste Kontrolluese Sorosiane. Instrumentet ligjorë që ne do të përdorim në drejtësinë penale dhe administrative, kushtetuese dhe ndërkombëtare do të jenë një eksperiencë e pa ndodhur më parë në Shqipëri.

Kallëzimi që keni bërë kundër Erion Veliaj kishte si subjekt edhe parkimet, ku qëndron problemi me parkimet në Tiranë, te transparenca apo te mënyra e dhënies së koncesionit?

“Administratori” Dariel Duka sipas provave të mbledhura dhe sipas QKR-së rezulton se nuk ka pasur ndonjëherë eksperiencë biznesi pasi kompania e tij, “Multi Parking Menagment” është themeluar në 11 nëntor të vitit 2015. Kjo kompani që mbulon kioskëzimin e Tiranës mbulon edhe një skemë të tërë parkingjesh të fshehura nën logon e Bashkisë dhe Agjencisë bashkiake të parkingjeve! Një skemë e mbuluar me mashtrim të madh nga Bashkia Tiranë përfshirë parkingjesh ndërkombëtare, interurbane dhe vetë urbane ku qytetarët dhe bizneset e transportit duhet ti paguanin paratë e tyre për biznesin e këtij djali të ri ndërkohë duke menduar se po ja paguanin Bashkisë Tiranë pasi kjo skemë mbulohej sikur ishte shërbim bashkiak në tokën publike dhe me paratë publike. Provat dhe faktet ekzistojnë në letrat që kemi siguruar nga QKR dhe të dhënat financiare janë të gjitha të regjistruara dhe të gjurmueshme nga Drejtoria e Tatimeve ku janë të regjistruara të ardhurat e regjistruara nga Bashkia dhe biznesi privat për këtë periudhë 1 vjeçare të ushtrimit të këtij aktiviteti të kamufluar. Uzurpimi bashkiak i tokave private në Tiranë për ushtrimin e këtij biznesi duke u vjedhur të drejtën e pronësisë është i verifikueshëm plotësisht nëse hetimi do të shtrihet edhe në përcaktimin e trojeve që figurojnë si prona private dhe që janë përdorur nga ky biznes që ngriti Erion Veliaj për të pushtuar Tiranën. Çdo ditë ushtrimi të këtij aktiviteti ka lënë gjurmët e veta! Ndërkohë kemi dokumentuar edhe një rast skandaloz në Tiranë, ku në Parkun Rinia ku ndodhej prej vitesh një kioskë e Bashkisë Tiranë që kujdesej për menaxhimin e parkingut publik në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, u hoq dhe u zëvendësua nga kioskë e këtij biznesi! Prokuroria dhe KLSH do të kenë shumë material tek Tatimet, ZRVPP, dhe zyrat e Bashkisë që provojnë pikërisht se si u pushtua Tirana nga parkingjet dhe kioskat private e gjitha e fshehur nën logot e Bashkisë nga biznesi që ngriti Veliaj menjëherë sapo erdhi në krye të saj!

Tenderi i parkingjeve nëpër rrugët e Tiranës ka disa kohë që është dhënë, pse ju e padisni tani Bashkinë e Tiranës, për mungesë të dokumentacionit, apo sepse problemi tani është bërë shumë i dukshëm?

Kjo dosje është përgatitur përgjatë 6 muajve duke monitoruar përditë zhvillimin e këtij biznesi dhe për të mbledhur provat përkatëse. Nuk ka pasur asnjë procedurë publikë apo transparencë as në marrjen e vendimit dhe as në ndonjë tender publik për ofrimin e këtij shërbimi! Edhe sot që flasim nuk ka asnjë të dhënë publike se si funksionon kjo skemë! Është detyrë e Prokurorisë dhe KLSH-së që të sigurojë gjithë dokumentacionin përkatës në Bashki, Drejtorinë e Tatimeve dhe ZRVPP.

Por për sa i përket parkimit të sheshi “Skënderbeu”, a mendoni se dhe këtu ka një akt korruptiv, pasi parkimi nën tokësor u përfshij në projekt më pas dhe jo që në fillim të tij?

Më gjej një qytetar në Tiranë që është në gjendje të të japë informacion se çfarë ka ndodhur. Kërko në Bashkinë Tiranë dhe në KKRRT ndonjë vendim për leje ndërtimi që është marrë konform ligjit dhe që të ketë zbatuar kërkesat e ligjit. Ka mungesë totale transparence nga një anë, dhe të dhëna të brendshme që vërtetojnë që projekti është i gjithi i paligjshëm. Aktivistët e njohur të shoqërisë civile si Sazan Guri apo Aulon Kalaja kanë filluar edhe ata aksionin e tyre qytetar, mjedisor dhe ligjor për zbardhjen dhe ndëshkimin e fajtorëve.

Nga një vëzhgim që kemi bërë rezulton se disa prej bizneseve nuk janë të pajisura me kasë dhe nuk pajisin blerësit me kupon tatimor, sipas jush kush e ka fajin për këtë. Bashkia e Tiranës  për mos menaxhim të mirë, apo Drejtoria e Tatimeve e cila nuk ka kryer kontrolle?

Ju e keni parë se çfarë u kanë bërë fukarenjve në Tiranë që shisnin misra, cigare apo çumçakëza, domate apo sallatë jeshile, gështenja apo kokoshka! Bandat e policisë bashkiake kanë terrorizuar gjithë të varfëritë e Tiranës duke u grabitur mall e gjë, ato pakëz kursime të investuara për të pasur mundësi të shisnin! Një ndër debatet më të mëdha këto vitet e Rilindjes të shoqatave të botuesve që organizojnë Panaire Libri në Tiranë ka qenë misioni i pamundur për të kërkuar të shisnin libra pa kupona tatimorë të kasave fiskale por me fatura të thjeshta! Ndërkohë po të kesh kontrata me Kryetarin e Bashkisë Tiranë je përtej ligjit. Shitja pa kupona tatimorë e bizneseve që fut Veliaj me kompanitë e veta përveçse do të ishte shkelje e rëndë e ligjit është edhe një përdhunim për së dyti i të gjithë viktimave të dhunës së policisë bashkiake që ndërzen lali Eri për tu grabitur pasuri dhe gjë shitësve ambulantë të Tiranës gjatë kësaj kohe të shkurtër sundimi por të paimagjinueshme për dhimbjen e shkaktuar fukarenjve!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here