Saturday, June 1, 2024
Home Show Biz Konfirmohet gjinia, Tuna pret një…

Konfirmohet gjinia, Tuna pret një…

0
186

Konfirmohet gjinia, Tuna dhe Patrisi do të presin një…

Vetëm pak javë më parë, lajmi se Tuna është në pritje të fëmijës së parë ishte kryefjala e të gjitha mediave rozë dhe portaleve online. Dhe pak pasi u zbulua shtatzënia, u pasua edhe lajmi për gjininë. Burime nga Prive mësuan se Tuna dhe Patrisi, pas disa muajsh do të bëhen prindër të një djali.

Edhe pse vetë Tuna është treguar e kujdesshme ndaj mediave, ka qenë e pamundur të mbahet e fshehtë shatzënia e saj dhe pas saj edhe gjinia. Pasi konfirmoi shtatzëninë dhe bashkë me të edhe lidhjen me Patrisin, një javë më parë në Këngën Magjike, Tuna dhe se gjininë nuk donte ta zbulonte. Si natyrë supersticioze, ajo kërkoi që këtë gjë ta shijonte bashkë me partnerin e saj. Por edhe për këtë nuk është e lehtë.

Së fundi, edhe burime të Elite Zone Show (progamit të Elita Rudit në Tribuna Channel), kanë konfirmuar se Tuna dhe Patrisi po presin djalë. Edhe pse vetë këngëtarja nuk ka dashur ta zbulojë gjininë e fëmijës, tani duket se kureshtja është shuar. Tuna, me gjasë, do ta prezantojë gjininë e fëmijës për publikun vetëm pasi ai të vijë në jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here