(Video) Dalin pamjet kur fëmijët zhdukin makinën e Pëllumb Metës pas vrasjes

0
96

Këto janë pamjet kur fëmijët zhdukin makinën e Pëllumb Metës pas vrasjes së 49-vjeçarit.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga emisioni “Uniko” shfaqet makina e Pëllumb Metës, 49-vjeçarit, që është nxjerrë nga banesa nga dy djemtë e tij dhe dërgohet në zonën e Sektorit Rinia.

Në orën 5:17 të datës 11 shkurt 2024, automjeti që dyshohet se drejtohej nga një prej fëmijëve pasi ka dalë nga rruga dytësore e banesës shfaqet në rreth rrotullim duke u larguar në drejtim të Sektorit Rinia.

Duke iu referua dëshmive të dhëna, humbja e gjurmëve duke larguar automjetin e viktimës ka ndodhur rreth 14 orë pasi Pëllumb Meta ishte vrarë në banesën e tij.

Pavarësisht sekuestrimit të kamerave me rezolucion të lartë, hetuesit edhe për shkak të errësirës e kanë pasur të pamundur të zbulojnë se kush e drejtonte mjetin tip “CAITROEN”. Bazuar ën dëshminë e Hysen Metës, ky i fundit ka deklaruar se ishte vëllai i tij i vogël, Amarildo i cili ka drejtuar makinën për ta larguar drejt Sektorit Rinia.

Ndërsa, në dëshminë e fundit të Hygerta Metës thuhet se mjetin e të atit e ka drejtuar 19-vjeçarja.

Nga analizimi i kamerave të sigurisë, automjeti tip “Citroen” në pronësi të viktimës që 4 minuta më vonë ndiqet nga një tjetër automjet Audi A8, në pronësi të shtetasit Sajmond Bajramaj. Ky shtetas është fqinj me familjen Meta, mjetin e të cilit ia kanë marrë në pronësi Hyseni dhe në drejtim siç deklaron ka qenë vetë ai.

Vajtja me mjetin e dytë Audi A8 është bërë për të marrë nga Sektori Rinia, vëllain e dytë Amarildo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here