Ja përse na kthehen ish të dashurit

0
343

Meshkujt janë qenie që fascinojnë: Ndonjëherë nuk dëshirojnë të krijojnë lidhje, ndonjëherë tjetër të kenë dashnore të re, ndërsa ka të tillë që dëshirojnë t’u kthehen të dashurave dhe t’i lusin t’u japin edhe një rast për të qenë në lidhje.

Janë katër shkaqet më të shpeshta për ç’gjë sërish trokasin në dyert e ish të dashurave!

Janë ndryshuar
Prandaj dëshirojnë të tregojnë që tani kanë ndryshuar, janë bërë më të mirë dhe kanë kuptuar ku kanë gabuar. Në qoftë se mashkulli vërtet ka ndryshuar, është ky një shkak shumë i mirë që përsëri të provoni, mirëpo shumë shpesh është fjala për egon e tij, i cili nuk mund të durojë që dikush të ketë mendim të keq për të.

Ne jemi ndryshuar
Frizura e re, disa kilogramë më pak apo qëndrimi tjetër ndaj jetës, pra nga ish të mërzitshme bëhemi vajzë të cilën nuk është dashur ta braktiste. Është mirë për egon femërore, mirëpo realisht, kjo është mënyra e vetme që ish-partneri të na thotë se si tani jemi mjaft të mira për të. Është çështje se a është akoma i mirë për ne.

Partneri ynë i ri
Asgjë tjetër nuk ua hap sytë ish-partnerit sikur fakti kur je e lumtur me dikë tjetër. Fryma e tij garuese zgjohet, ndërkaq nevoja që të tregohet se është më i mirë se ai partneri yt i ri është aq e madhe sa që thjesht patjetër dëshiron të të ketë. Edhe pse edhe kjo i përshtatet egos sonë, kthimi te ish-partneri i këtillë është i keq, sepse nuk të dëshiron ty,por dëshiron të bëhet fitimtar ndaj partnerit tënd të ri.

E kanë kuptuar se ç’kanë humbur
Ndodh ndonjëherë që thjesht mashkulli e ka kuptuar se ka gabuar dhe se nuk është dashur ta braktiste të dashurën. Ndodh edhe kjo. Nëse vërtet tregon se të dëshiron dhe është i gatshëm që të angazhohet më shumë në lidhjen tuaj, nuk është keq t’ia japësh edhe një shans. Ndoshta vërtet ka ndryshuar për të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency