Shpërthimi në biznesin e deputetit të PS/ Arrestohet sipërmarrësi, kreu punimet pa respektuar rregulloren

0
99

Në kuadër të hetimeve për shpërthimin në Lushnje në subjektin në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, është arrestuar sipërmarrësi Leonard Gjini, 32 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Sipas policisë, dyshohet se 32-vjeçari duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

“Në vijim të këtyre veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:

Leonard Gjini, 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, me mosveprimet e tij, duke qenë i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit, sipas kontratës së sipërmarrjes, ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret përkatëse të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtjes në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Si pasojë e shpërthimit në kapanonin me lëndë djegëse, në lagjen “Karbunarë e madhe”, më datë 01.03.2024, ndodhi një shpërthim nga i cili humbën jetën 2 shtetas dhe u dëmtuan 7 të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Nga shpërthimi mbetën të vdekur Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, të cilit ishin duke transportuar me vinç disa bombola oksigjeni që dyshohet se u bënë shkak për shpërthimin. 7 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe vetë deputeti Bujar Çela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here