Furgoni aksidentohet në autostradën Tiranë-Durrës, dëshmitarët nxitojnë të vjedhin mallrat (VIDEO)

0
157

Përplasja e një furgoni mallrash dhe një kamioni në autostradën Tiranë-Durrës duket se nuk iu ka interesuar shoferëve, apo dëshmitarëve të tjerë që kalonin mbrëmjen e sotme aty.

Themi këtë pasi në vend që t’ju jepnin ndihmë të plagosurve në aksident ata kanë zgjedhur të mbledhin mallrat ushqimore të përhapura në rrugë pas përplasjes së dy mjeteve.

Në një video të siguruar nga JOQ, duken qartë disa persona që mbledhin në tokë mallra të ndryshme ushqimore si vaj, makarona e oriz, veprime këto aspak normale.

Mësohet se në momentin e realizimit të videos nuk kishte mbërritur ende as policia dhe as ambulanca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here