Përplaset për vdekje 29 vjecari shqiptar në Itali, ja emri

0
258

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. 29-vjeçari Bujar Krasnaj është shtypur nga një makinë mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Torino-Frejus, brenda një tuneli.

I riu punonte për shoqërinë “Ok Gol”, koncesionari që merrej me mbarëvajtjen e autostradës. Ai ishte në orarin e punës kur është goditur nga një automjet i tipit “Audi A6”.

Krasnaj ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë dërguar në spital. Shoferi i mjetit është nën hetim për vrasje si pasojë e aksidentit rrugor.klan

Bujar Krasnaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here