Vrasja në Fier, në hetim kryetarja e zyrës përmbarimore, nuk kreu veprimet për urdhrin e mbrojtjes

0
182

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal ndaj kryetares së zyrës përmbarimore Fier, L.SH 36 vjeç, pasi nuk ka kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të urdhrit të mbrojtjes së Liliana Rukos, e cila u hodh nga dritarja e tualetit të katit të katërt nga bashkëshorti i saj dhe për pasojë humbi jetën.

Kryetarja e zyrës përmbarimore Fier akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa gjatë deklarimit në polici pretendoi se e kishte vendimin, por nga këqyrja e protokollit rezultoi se nuk e kishte regjistruar atë.

Gjithashtu po në lidhje me zbatimin e vendimit te L.Sh nuk ka kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të urdhrit të mbrojtjes së shtetases L.R., sipas pretendimit se e posedonte atë.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here