Rama viziton Fabrikën e Miellit, banorët e Astirit e surprizojnë, bllokojnë rrugën….

0
142

Kreu i qeverisë Edi Rama ka lajëmruar në momentet e fundit për një vizitë rutinë në zonën e Fabrikës së Miellit në kryeqytet, por kjo duket se është shfrytëzuar sërish nga banorët e Astirit. Ata janë grumbulluar në mënyrë urgjente për ti bërë ballë eskortës së kryeministrit duke bllokuar rrugën në të cilën do të kalonte Rama.

Sapo janë lajmëruar për këtë vizitë banorët janë përballur edhe me efektivët e policisë të cilët janë munduar të ndalojnë protestën e paparaljmëruar të banorëve.

Bllokimi i rrugës ka sjellë dhe disa përplasje me drejtuesit e mjeteve, të cilët iu bjenë borive, dhe kërkojnë që të kalojnë, pavarësisht rezistencës së banorëve.

Tensionet nuk kanë munguar dhe mes banorëve dhe efektivëve të policisë, ku disa prej qytetarëve kanë hedhur vezë në drejtim të punonjësve të policisë.

‘’Ju doni të vidhni, kemi 7 muaj që nuk na dëgjon njeri. Anulloni projektin dhe ne ikim, a keni familje ju”, shprehet një prej banoreve në drejtim të punonjësve të policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here