Burri i vdiq në aksidentin tragjik, rrëfimi prekës i gruas për momentin kur ia tha vajzës

0
168

Gruaja e një prej futbollistëve që vdiq në aksidentin ajror në Kolumbi, tregon momentet e trishta kur asaj i duhej t’i shpjegonte vajzës së saj katër vjeçare që babi nuk po vinte në shtëpi dhe nuk do të vinte më.

25-vjeçarja Valdecia Paiva ka treguar se bashkë me dy vajzat e saj po përgatiteshin për t’u transferuar në shtëpinë e re, e planifikuar një ditë pas aksidentit tragjik.

“Unë isha e shokuar për vete, por e dija që duhej t’ia thoja Gabrielës sa më shpejt të ishte e mundur. Kërkova ndihmë nga një psikolog i klubit dhe u ulëm bashkë. Ishte gjëja më e vështirë për mua. Kisha dy shqetësime: doja që ajo të mos traumatizohej për fluturimet me avion dhe të mos e urrente Zotin që i mori të atin. Ne jemi të krishterë dhe duam që fëmijët tanë të rriten duke e dashur Zotin. Fillova t’i flas për të atin dhe për udhëtimin që kishte bërë. I thashë se i ati është aksidentuar dhe ishte lënduar jashtëzakonisht shumë, doja ta lija që të kuptonte vetë të vërtetën e dhimbshme. I thashë që babai i saj ka shkuar në Parajsë, aty ku kujdeset për ne dhe që është shumë i lumtur, por nuk mund të kthehet më kurrë tek ne. Ajo filloi të qajë, më vështroi dhe qante dhe qante duke pyetur “a ka vdekur babi im, mami?” Unë qava me të dhe i thashë “e dashur, edhe mami po vuan, është shumë e vështirë për mua. Tani ne jemi bashkë, tani jemi ne të treja. Duhet të bëhemi të forta për të kaluar”.

“Unë do t’u flas çdo ditë vajzave të mia për të atin, do u tregoj atyre se kishin një baba të mrekullueshëm, të përkushtuar dhe shumë të dashur i cili donte t’i përqafonte të bijat gjatë gjithë kohës, kishte gjithmonë kohë për to dhe donte gjithnjë të ishte me to”, tha Valdecia e cila të premten do të festonte përvjetorin e 7- të të martesës me lojtarin./panorama

 

3B066A7B00000578-3998596-image-a-16_1480854454270

3ADC8E1800000578-3998596-image-a-7_14808530980073B06E9B100000578-3998596-image-a-49_14808634968373B06879600000578-3998596-Val_and_Gil_on_the_pitch_with_their_daughters_Livia_and_Gabi-m-47_14808633309343B07012300000578-3998596-image-m-45_14808633175343B07012300000578-3998596-image-m-41_14808632787753AFE8A4300000578-0-image-a-5_1480852297127

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here