Sadiku rikthehet te goli pas dëmtimit, Zyrihu mposht Vilin

0
153

Armando Sadiku ka arritur të shënojë ditën e sotme golin e parë që pas rikthimit në fushë nga dëmtimi. Ai ka realizuar me anë të një penalltie në minutën e 61­të të ndeshjes që Zyrihu luajti në shtëpi ndaj Vilit, e vlefshme për javën e 17 të ligës së dytë zvicerane. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar takimin, por u zëvendësua nga trajneri në minutën e 84­t. Në minutën e 88 ishte Kauseviç që realizoi golin tjetër të Zyrihut për të vulosur fitoren 2­0. Ndërkohë futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ishte në fushë për 90 minuta të plota duke dhënë dhe ai kontributin e tij në këtë fitore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here