Dokumenti/ Socialistët manipuluan shifrat e koalicionit

0
128

dokument2

Partia Socialiste e Shqipërisë ka trukuar dhe manipuluar të dhënat e saj elektorale, në vetë-deklarimet që ka paraqitur pranë Partisë Socialiste Evropiane(P.S.E).

Në bazë të të dhënave që PS-ja ka deklaruar në “P.S.E”, HashtagAL zbuloi se socialistët shqiptarë kanë pretenduar se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 kjo forcë politike ka fituar  57.63 për qind të votave.

Pikërisht këtu qëndron dhe trukimi, sepse Partia Socialiste si forcë politike ka arritur të fitojë në këto zgjedhje vetëm 41.3 për qind të votave, ndërsa pjesa tjetër prej 16 për qind është e fituar nga parti të tjera të cilat kanë qenë në koalicion me PS-në në këto zgjedhje, ku peshën me të madhe e ka LSI-ja me 10 për qind dhe më pas vijojnë dhe 37 parti të tjera të koalicionit me përqindjet e tyre.

Rezultatet e KQZ per zgjedhjet e vitit 2013. PS-ja eshte renditur me nr.29 ne listen e koalicionit.

Deklarimi zyrtar që ka bërë Partia Socialiste tek P.S.E- ja është manipulativ, sepse Partia Socialiste ka përdorur përqindjen dhe votat e një koalicioni të quajtur “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, si vota të subjektit Partia Socialiste.

Të dhënat zyrtare të KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2013 tregojnë se PS-ja (numri 29 në listën rendore) ka fituar vetëm 41.3 për qind të votave si subjekt.

Nga ana tjetër, ky deklarim i PS-së është manipulativ pasi në institucionin e socialistëve evropianë Partia Socialiste nuk është e regjistruar si koalicion, por si subjekt politik i mëvetshëm dhe nuk ka asnjë të drejtë që votat e 38 partive të tjera me të cilat ka bërë koalicion në vitin 2013, t’i interpretojë si vota të saj. Tjetër koalicioni, tjetër subjekti politik.

Për më tepër kur asnjë prej partive të tjera të koalicionit nuk është e regjistruar në ‘P.S.E’.

Te dhenat e deklaruara nga PASOK-u grek, paraqitet vetem perqindja qe ka fituar si parti.

Madje nëse shikon deklarimet e partive socialiste të shteteve të tjera që janë anëtare të ‘P.S.E’-së kupton se në të gjitha rastet këto parti kanë deklaruar votat e tyre dhe jo të ndonjë koalicioni.

Për shembull, pjesë e P.S.E-së është dhe partia PASOK në Greqi dhe kjo parti ka deklaruar në institucionin evropian vetëm peshën e votave të saj, 6.28 për qind.

Duket se socialistët shqiptarë janë të vetmit që kanë shartuar dhe trukuar numrin e votave të një koalicioni, duke e keqpërdorur si votë të partisë së tyre. / HashtagAL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here