Hysaj tek United, agjenti lëshon “bombën” e radhës

0
176

Parashikohet një tjetër verë e nxehtë për Elseid Hysajn.

Pas asaj që solli transferimin e tij nga Empoli te Napoli në vitin 2015 dhe asaj të Europianit e rinovimit me skuadrën aktuale në këtë vit, në 2017-ën, lojtari pritet të jetë në qendër të zërave të merkatos pasi është e qartë se janë shumë klube që e kanë piketuar dhe duan të sigurojnë shërbimet e tij.

Në listën e shumë skuadrave të njohura, së fundmi është shtuar edhe Mançester Junajtid, që kërkon një mbrojtës të djathtë. Menaxheri i futbollistit, Mario Xhiufredi, nuk e fsheh që edhe Hysajt i pëlqen një eksperiencë në Angli, por ka bërë të qartë se nuk mund të flitet tani shpejt për një transferim, e aq më tepër pa u përmbushur disa kushte të caktuara.

“Ofertat nga Mançester Junajtid? Atij i pëlqen Premier Liga, po për momentin nuk do të ndodhë asgjë. Nuk kam si qëllim të largoj lojtarë nga Napoli, përveçse në rastin kur krijohen kushte të caktuara. Për këto gjëra duhet të jenë dakord të dy palët”, tha Xhiufredi, duke lënë të kuptohet se nuk e përjashtonte mundësinë e transferimit të lojtarit nëse edhe Napoli ishte dakord.

Ndërkaq, Hysaj rrezikon të jetë spektator në duelin në kampionat kundër Interit, pasi ka marrë një dëmtim në ndeshjen e kaluar ndaj Sasuolos. “Nuk di të them nëse luan apo jo. Nëse nuk do të zbresë në fushë, do të thotë se nuk ka rikuperuar plotësisht nga goditja që mori ndaj Sasuolos. Gjendja e tij do të monitorohet nga klubi deri në momentin e fundit”, shpjegoi Xhiufredi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here