Berisha publikon denoncimin: Narkoshteti, shkarkime për t’iu marrë 10 mijë euro atyre që do të emërohen

0
86

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denncuar sot shkarkimet nga administrata shtetërore në një kohë kur kriza ka pushtuar vendin dhe vëmendja është fokusuar tek kompanitë private, për të mos lejuar shkurtimin nga ana e tyre të punonjësve.

Berisha shkruan në Fb: “Narkoshteti, shkarkime punonjësish në pandemi?! Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital! Shkarkimet bëhen për t’iu marrë 10 mijë euro atyre që do të emërohen. Kur narkoshteti zgjedh vet pandeminë për shkarkime, privatëve i shkel syrin për të shkarkuar sa të duan! “

Doktor përshëndetje.

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me fëmijë dhe më hoqën nga puna në Tatime, prandaj ju lutem bëjeni publike.

Unë kam filluar punë në vitin 2009 dhe kam pasur një pozicion pune që vetëm rrogën kam marrë gjithmonë.

Nuk e kuptoj ç’punë u prisha?

Si ka mundësi kur Kryeministri u bën presion bizneseve të mos heqin njeri nga puna dhe në mes të pandemisë na hoqi nga puna për të marrë nga 1 0mijë euro për të futur në punë.

Sepse sipas strukturës duhet të hiqnin 35 vetë, ndërsa këta hoqën 70 vetë.

Pastaj ç’është kjo strukturë në mes të pandemisë?

Ky është një skandal njësoj si tenderat.

Ju lutem ta beni publike që ta marrin vesh të gjithë ç’bëhet në të vërtetë dhe që daljet e këtyre në facebook dhe TV janë vetëm shoë dhe një mashtrim i madh. Skandal, turp! Anonim, ju lutem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here