Interi gati 8 blerje të bujshme

0
161

Inter është gati të bëjë revolucion në skuadrën, duke transferuar tetë futbollistë të mëdhenj.

Inter ka vite që nuk fiton asnjë titull prestigjioz. Por, kjo mund të ndryshojë shpejt, pasi drejtuesit e klubit janë dukë përgatitur revolucion, ku planifikojnë transferimin e tetë futbollistëve të mëdhenj, shkruan “Calcio Mercato”.

Dëshira e parë është mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, i cili nuk po aktivizohet shumë me skuadrën e Zinedine Zidane.

Përveç tij, Inter në mesfushë kërkon edhe tre futbollistë të tjerë, Marco Verrattin e PSG-së, Lucas Biglia-n e Lazio-s dhe Luiz Gustavo-n e Wolfsburgu-t.

Në mbrojte, Inter synon Marquinhon e PSG dhe mbrojtësin e majtë të Benfica-s, Lindelof, ndërsa në sulm, Berardi ose Bernardeschi dhe Alexis Sanchez.

Në anën tjetër, nga Interi pritet të largohen 10 futbollistë, të cilët nuk pëlqehen nga trajneri ri, Stefano Pioli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here