Angelina Jolie, nënë për herë të shtatë?

0
230

Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, përflitet se dëshiron të adoptojë një fëmijë tjetër. Akoma pa arritur një marrëveshje me ish-bashkëshortin mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Angelia po kërkon të zgjerojë familjen.

Ajo është nënë e 6 fëmijëve: Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10. Raportohet se aktorja planifikon të adoptojë fëmijën pasi të mbarojë xhirimet e filmit Maleficent 2.

Jolie adoptoi Maddox nga një jetimore në Kamboxhia në vitin 2004. Zahara erdhi nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax iu bashkua familjes në vitin 2007 nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam. Edhe fëmija tjetër thuhet se do të ketë një prejardhje jo amerikane.

“Angelina gjithmonë ka dashur të ndihmojë refugjatët sirianë. Ajo me të vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Zemra e saj thyhet kur shikon fëmijë duke vuajtur”, tha një burim për OK Magazine.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here