FSHF “trembet” nga deklarata e TKZ, letër të hapur: Kthehuni në stadiume

0
170

Deklarata e fundit e grupimit të tifozëve Kuq e Zi për bojkotimin e ndeshjeve të kombëtares shqiptare, është përcjellë me vëmendje edhe nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke i konsideruar në përgjithësi të gjithë tifozët shqiptarë, si një faktor shumë të rëndësishëm në mbështetjen që i kanë bërë skuadrës kombëtare, FSHF u ka kërkuar atyre të rishikojnë vendimin e marrë. Sipas tyre, me një gjykim më gjakftohtë dhe dashamirës, duhet të rikthehen në stadium, në vendin që i takon, duke i lënë mënjanë mëritë dhe qejfmbetjet.

Ndër të tjera shprehën keqardhjen e tyre mbi atë që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, ku shumë tifozë nga brenda dhe jashtë vendit nuk u lejuan të futen në ambientet e stadiumit. Për ta ndryshimi i qytetit dhe stadiumit ku do të luhej ndeshja, konvertimi në kohë rekord i biletave dhe shtimi i forcave policore qenë vështirësi sa i përket pikëpamjes organizative, fakt i cili ndikoi edhe tek tifozët.

FSHF ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim mes tyre dhe grupeve të tifozërive. Ata premtuan se do të bëjnë të pamundurën që në të ardhmen të kenë mbarëvajtje më të mirë të punëve dhe raporteve me tifozët. Ditët në vijim mbetet për t’u parë nëse do të ketë një deklaratë të dytë ose jo nga ana e tifozëve Kuq e Zi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here