Pjesëmarrës vetëm Boçi/ Demokratët mungojnë, komisioni hetimor për administratën s’miraton planin e punës

0
113

 

luciano bociEdhe pse ka qenë një komision i ngritur me kërkesën e PD-së, deputetët demokratë nuk kanë qenë të pranishëm dje në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar për emërimet në administratë, gjë që çoi në mosmiratimin e planit të hetimit. Në komision në radhët e opozitës ka qenë vetëm deputeti Luçiano Boci, i cili debatoi me anëtarët e pozitës, mbi vullnetin e munguar të mazhorancës për të hetuar mbi emërimet dhe shkarkimet ne administratën shtetërore. Nënkryetari i komisionit, deputeti socialist Musa Ulqini, hodhi poshtë pretendimet e demokratëve, duke theksuar se është marrë informacion për 27 njësi administrative. Gjithashtu, Ulqini kundërshtoi edhe kërkesën e demokratëve për verifikimin e emërimeve në administratën e pushtetit vendor, duke theksuar se kjo është e drejtë e Kuvendit për të ndryshuar objektin e hetimit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here