FSHF u vihet pas tifozëve në Kosovë. Nuk tërhiqen nga vendimi TKZ, bien dakord Plisat

0
184

Federata Shqiptare e Futbollit i ka vënë si qëllim vetes që të rilidhë përsëri marrëdhëniet me grupet e tifozerisë së organizuar që ndjekin rregullisht ndeshjet e kombëtares. Për të evituar që në vitin e ardhshëm, kombëtarja të përballet me stadiume të boshatisura, gjatë ditës së sotme drejt Prishtinës kanë udhëtuar zyrtarët e FSHF-së, Elira Kajtazi dhe Denis Bastari. Ky i fundit mban edhe detyrën e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të FSHF-së dhe në emër të institucionit ka kërkuar që të rivendoset bashkëpunimi mes palëve dhe të sheshohen mosmarrëveshjet. Por përgjigjet që kanë marrë zyrtarët e FSHF-së në Prishtinë kanë qenë të ndryshme.

auto_plisat1479574768-470x353

“Plisat” e Prishtinës u kanë konfirmuar se do të vazhdojnë të mbështetin kombëtaren kuqezi, siç kanë bërë rregullisht në vitet e fundit, edhepse në ndeshjen ndaj Izraelit ata u larguan nga stadiumi pas pakënaqësive ndaj policisë. Grupimi ka përfituar nga rasti për të marrë garanci nga FSHF se do të kishte një sasi të caktuar biletash për ta në çdo ndeshje që do të luante përfaqësuesja shqiptare e futbollit, gjë që nuk ka ndodhur rregullisht në të kaluarën.

Ndërkaq, shumë më i prerë ka qenë grupimi më i madh tifozëve të kombëtares,“Tifozat Kuq e Zi”.

FSHF ka kontaktuar në Prishtinë me disa nga drejtuesit kosovarë të këtij grupimi. Por ashtu si personat e kontaktit të “TKZ” në Tiranë, edhe ata i kanë konfirmuar zyrtarëve të FSHFsë se nuk do të ktheheshin në stadium në ndeshjet në Shqipëri.

Kjo u konfirmua nëpërmjet një njoftimi në faqen e Facebook të këtij grupimi. “Tifozat Kuq e Zi njoftojnë anëtarët se sot me kërkesë të FSHF-së ka pasur një takim. Në takimin e mbajtur në Prishtinë, i’u sqarua edhe një herë zyrtarëve të FSHF-së se vendimi i marrë për bojkot i ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri është i prerë”, ishte postimi i TKZ./panorama

https://www.facebook.com/tkz.al/posts/1280333895362364

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here