Tensionet në Kuvend/ Berisha akuzon qeverinë nga foltorja, Leskaj i heq mikrofonin

0
270

– Pas tensionit të krijuar në Kuvend fill pasi foli ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe opozita ‘zbarkoi’ para foltores, situata iu rikthye normalitet, pavarësisht akuzave në sallë mes palëve. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se kanë tre vite që prishin seancat plenare, pasi dalin dhe flasin pa asnjë lidhje me rendin e ditës. Teksa lëshonte akuza ndaj maxhorancës por edhe ndaj Beqaj, sa i takon publikimit dje të një audio regjistrimi që u publikua në emision ‘Stop’, ku një qytetar pretendonte se ishte pushuar nga puna nga ministri, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj i ndërpret Berishës audios në sallë. “Jeni të verbër nga sytë e mendjes. A nuk doli kolegu juaj këtu, para jush. A keni ju ndërgjegje njerëzore dhe bëri një aktakuzë të gjerë kundër opozitës. Po kush e hapi? A nuk janë diskutantët tanë që u lidhën në diskutim me rëndin e ditës. Ju sulmuat opozitën. Ti thua jo, pro i tillë je ti. Ke humbur dinjitetin tënd. Ai ishit ju ata që e bëni këtë gjë në seancë. Për çfarë ishte puna që të akuzoni opozitën për integrimin? Të keni turp. Pikërisht se përpiqeni, por çfarë mendoni ju se opozita nuk ka takime? Burime i ka të gjitha opozita. Ju në vend që të shprehni një vlerësim, vini në bankën e të akuzarve opozitën. Nëse u vendos rekomandimi u vendos se u votua këtu kushtetuta nga opozita. nëse nuk ju hapen negociatat, nuk ju hapen se keni këtë sjellje. Ju lëshoni tonelata akuzat. U diskutua seancën e kaluar, dhe se iu fiksuam mendja atij që udhëhiqet nga fiksimet dhe jo nga parimet. Ju dilni këtu dhe mashtroni, trilloni, pastaj hetoni shpëtuam shpirtin. Nuk ka shpëtim me mashtrim. E dini apo jo? Nuk është kjo në librat e shenjtë. Lexoni librat e Shenjtë. Ju kërkoni shpëtimin e shpirtit në mashtrime. Ju ja keni dhënë fjalën atij, por ai nuk meriton të jetë këtu. A ka tre mjek këtu?”, tha Berisha. Më pas Berisha nisi të fliste, në një kohë që atij i ishte ndërprerë audio, duke mos u dëgjuar në sallë dhe në transmetim direkt në Televizione.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here