Beqaj sqaron Kuvendin mbi audio-përgjimin e publikuar: E kam atë që nga 10 korriku, u ‘manipulua’ regjistrimi

0
162
Deputeti i PS Ilir Beqja, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka patur diskutime per ceshtje jashte rendit te dites.

Pas tensioneve të krijuara në seancën e Kuvendit ditën e sotme, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka sqaruar audio-përgjimin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop”. Beqaj, i cili është edhe i deleguari i Partisë Socialiste në Tropojë, thotë se biseda me ishvartësin e tij, Çlirim Hajdarmataj, Kryetar i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, është bërë në korrik të këtij viti. Madje ai shton, se audio e telefonatës është manipuluar, pasi sipas tij janë hequr disa momente nga biseda.

“Ajo bisedë është bërë në 8 korrik 2016. Unë e kam atë audio që nga 10 korriku. Kontrolloni se çfarë fjalësh keni hequr në atë audio. Pse do prisja 4 muaj për këtë gjë, për ta hequr nga detyra? Po ai paguante vartësin e tij për 3 muaj kur ky i fundit ndodhej në Francë. Ndaj u mor vendimi i 7 nëntorit”, tha ministri Beqaj. Në reagimin e tij menjëherë pas pulbikimit të përgjimit të bisedës telefonike, ministri Beqaj tha se Hajdarmataj është larguar nga puna pasi është kapur në shkelje flagrante të ligjit, duke paguar për tre muaj një punonjës që ndodhej jashtë shtetit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here