Dijvjakë/ 17 vjecari godet me thikë moshatarin për një status në “facebook” (FOTO)

0
189

Për një sharje në rrjetet sociale, dy të rinj janë përleshur me thika në Divjakë.

Dy 17-vjeçarët jetojnë në një fshat, në Karavastanë e Re dhe vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime.

Sipas adoleshentit të plagosur, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes, prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij shkëmbente me të dhe shokët e tij fyerje të ndryshme në rrjet dhe përplasja ka nisur kur i riu, subjekt i ofendimeve kërkoi ballafaqim.

Nga fjalët, dy të rinjtë përfunduan shpejt në përplasje fizike, ku sipas dëshmive në polici një prej tyre ka nxjerrë thikën duke e  qëlluar 3 herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull.

Policia e Lushnjes ka bërë arrestimin e 17-vjeçarit autor të ngjarjes dhe e ka marrë atë në pyetje, ndërsa është gjetur edhe thika me të cilën ai kreu plagosjen.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Lushnjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here