Tylor Swift, supermodele

0
146

tylor vipTylor Swift ishte e ftuara e nderit në mbrëmjen magjike të “Victoria’s Secret” në Manhatan. 23-vjeçarja interpretoi ndërsa disa prej vajzave më të bukura të botës parakalonin në pasarelë, përpara një publiku të zgjedhur të ftuarish. E megjithatë, ajo që ra më shumë në sy përveç zërit të saj, ishte fakti se me hiret e saj të padiskutueshme, Swift fare mirë mund të ishte gjithashtu pjesë në paradën e supermodeleve.

 

Icardi del hapur: Wanda Nara të dua!

Mauro Icardi ka thyer heshtjen nëpërmjet profilit të tij në Twitter për sa i përket lidhjes së tij me Wanda Nara, ish bashkëshortja e Maxi Lopez, duke konfirmuar zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit në revistat rozë në Argjentinë dhe Itali. “Të dua. Nuk është e lehtë për tu shpjeguar kjo ndjenjë sepse kam zbuluar që këto dy fjalë sjellin në ndjenjë pa limit”, ka shkruar në Twitter 21-vjeçari i Interit. Wanda Nara, 26 vjeç, u martua në vitin 2008 me bomberin e Barcelonës, Milanit dhe Katanias dhe vetëm para pak ditësh kanë anonçuar divorcin e tyre. Falë lidhjes së tyre kanë ardhur në jetë tre fëmijë.

 

 

Nga Naomi tek Madonna, ja femrat e Mike Tysonit

Trofetë e shumtë në karrierë, marrëdhënie pas hekurave të burgut me femra që zinin radhën për ta takuar, net të zjarrta nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe një trashëgimi prej 300 milionë dollarësh e shpenzuar tërësisht. Këto janë përbërësit e autobiografisë së Mike Tyson, të titulluar “Undisputed Truth”. Në libër, Tyson tregon të vërtetën e jetës së tij, që nga fëmijëria, stërvitja me trajnerin Cus D’Amico, vitet e kaluara në burg pasi u akuzua për përdhunimin e Desiree Washington dhe për të gjitha fermat e jetës së tij, ndër to veçojmë Maddonan dhe super modelen Naomi Campbell.

 

40-vjeçaret e famshme që duken si 20

Cilat janë personazhet publike më të rëndësishme në botë që i kanë rezistuar kohërave me bukurinë e tyre. 14 femra të rëndësishme që edhe pse janë të gjitha nga 40 vjeç ruajnë linjat më të bukura trupore dhe hijeshinë e pamjes së tyre.

 

CR7, Aguero, Kaka… kush këndon më bukur?

Në fushën e lojës janë me të vërtetë më të mirët. Të aftë të marrin për dore ekipet e tyre dhe ti çojnë drejt trofeve dhe këtë gjë e kanë treguar edhe me fakte. Por përveç futbollit, pasionit të tyre më të madh, Cristiano Ronaldo, David Villa, Sergio Aguero, Kaka dhe Carlos Tevez kanë edhe një tjetër pasion: muzikën. Në situata të ndryshme, disa për qejf, disa për ti shprehur dashurinë njerëzve të tyre më të dashur dhe disa për tu solidalizuar me fatkeqësi të ndryshme nëpër botë ka bërë që të tregojnë veten e tyre edhe në këngë.

 

Justin Bieberin e përzënë nga hoteli

Justin Bieber përfundoi i përzënë nga një hotel në të cilin po qëndronte në Buenos Aires, pasi qëndrimi i tij i krijoi probleme të shumta të tjerëve që pushonin në këtë hotel.

Në përfundim të turit të tij në Brazil, ku 19-vjeçari u pa duke dalë natën nga një shtëpi publike, Bieber udhëtoi për në Argjentinë, ku sapo u mësua emri i hotelit që do të qëndronte, një turmë prej qindra personash u mblodh përpara godinës duke kërkuar Justin.

Nga kati i fundit i hotelit, Bieber doli për të përshëndetur fansat dhe në një përpjekje për t’i kënaqur ata në dy të natës, i këndoi një këngë me megafon.

Sipas “TMZ”, revistës së specializuar rozë, pas trazirave që shkaktoi me prezencën e tij, hotel “Faena” vendosi që t’i kërkonte të largohej nga ambientet e tij, duke shtrënguar këngëtarin që në fshehtësi, së bashku me 25 anëtarët e stafit që e shoqëronin të gjente një vendstrehim tjetër për atë natë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency