Krasta: Ministria e Brendshme manipuloi pamjet e prishjes së Teatrit Kombëtar

0
137

Nga Adi Krasta

Nuk kemi luksin të lejojmë, që një ngjarje që plotëson të gjitha kushtet për t’u quajtur skandaloze, të futet në klishenë e harrimit për tre ditë.

Sot në program do jenë Jonida Gashi e Vincent Van Gerven Oei, Adela Halo, Albin Kurti e Arta Dade. Por qëndrojme pak sekonda tek kova e ruspës dhe rënia e fasadës së Teatrit Kombëtar.

Nga burime brenda strukturave të shërbimeve të fshehta është treguar se pamjet televizive të momentit të rënies së fasadës, marrë nga Ministria e Brendshme, janë montuar me kujdes.

Jane lënë jashtë, sipas këtyre burimeve, goditjet shkatërruese që i jane bërë bazës së fasadës. Kështu, kur kova e ruspës e preku fasadën ajo u shkrumbua menjëherë si për të provuar tezën se ndërtesa ishte me cilësi të keqe sa edhe e pavlerë. Ministria e Brendshme, me pamjet e ofruara prej saj nga ndërtesa dhe të montuara me kujdes, perveç policimit brutal, siguron dhe përhapjen e narrativës së prishësve. Kështu siç është vepruar do binte çdo ndërtesë e fuqishme në botë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here