Hysaj: Nuk ka dyshime, objektivi ynë është vetëm fitorja

0
177

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj nuk ka më dyshime pasi objektivi i vetëm në ndeshjen kundër Izraelit është fitorja.

Në një deklaratë për mediat, Hysaj theksoi se Shqipëria do të japë maksimumin për të luajtur në “Play off” dhe për të prekur ëndrrën e Botërorit në Rusi.

“Është një ndeshje e vështirë. Izraeli është një skuadër e fortë por ne po përgatitemi, për të marrë fitoren. E dimë që një skuadër shkon në ‘Play Off’ dhe objektivi ynë është të kualifikohemi në botëror. E dimë që është e vështirë por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën, diçka që e kemi treguar edhe me arritjen në evropian”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here