Uji u hyn në banesë, orë tmerri për dy familje në Kurbin

0
201

Orë tmerri kanë përjetuar dy familje laçiane gjatë natës. Uji mësyu në banesa ndërsa kryefamiljarët rrëmbyen fëmijët që ishin ende në gjumë duke u ngjitur në katet e dyta të shtëpive.

Dy familje të përmbytura, që ishin bllokuar për rreth 6 orë nga uji, janë shpëtuar nga shtabi i emergjencave civile në Kurbin. Dalja nga shtrati e lumit Mat bllokoi brenda në banesë 9 pjestarët e dy familjeve, mes tyre edhe një person i sëmurë.

Për t’u ardhur në ndihmë atyre u vu në lëvizje Shtabi i Emergjancave dhe banorë të zonës, të cilët ndërhynë me një gomone.

Një nga personat që mbeti i izoluar thotë se uji ka ardhur në mënyre të menjëhershme brenda banesës, ndërsa për të shpëtuar janë detyruar që të qëndrojnë në katin e dyte për disa ore.

Kryetari i Bashkisë Kurbin Artur Bardhi thotë se situata në këtë zonë vijon të jetë e rëndë, ndërsa e gjithë argjinatura e lumit në fshatin Gurëz rrezikohet të dëmtohet nga prurjet e shumta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here