Sarandë/ Vidhte automjetet gjatë natës, arrestohet 35- vjeçari

0
197

Policia ka prangosur një 35- vjeçar, pasi akuzohet për vjedhjen e tre automjeteve. Burime pranë forcave blu bëjnë me dije se ka përfunduar në pranga, Marjo Sinani, banues në qytetin e Sarandës.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 të këtij qyteti, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur, tre automjete të parkuara në këtë lagje.

Mësohet se autori vidhte sende me vlerë në automjetet duke përdorur mjet prerës “thikë”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia ka gjetur disa sende të vjedhura në mjetet e mësipërme, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës material.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here