Video/ Bardhi: Rama nuk e lufton dot krimin, sepse zyra e tij eshte foleja e krimit…

0
140

Edi Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit. Asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës!

Partner me krimin që në fillimin e karrierës si Kryetar Bashkie, Edi Rama është i pabesueshëm!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here