Vjosa Osmani në Spanjë: Do të flas për sigurinë, pas agresionit të Serbisë

0
133

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Spanjës ku do të marrë pjesë në samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në platformën ‘X’, Osmani ka shkruar se në takimet që do të zhvillojë atje në margjinat e këtij samiti, do të flas për sfidat e sigurisë në Kosovë pas sulmit terrorist nga Serbia.

‘Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate’, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq nga zyra për media kanë njoftuar se Osmani do të marrë pjesë në këtë samit me ftesë të Presidentit të Këshillit të Bashkimi Evropian, Charles Michel dhe Kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez

Ky samit do të mbledhë krerë shtetesh nga 47 vende të kontinentit evropian si dhe liderët e institucioneve evropiane, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë në mënyrë që Evropa të jetë më e qëndrueshme, e begatë dhe gjeostrategjike’, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, sipas njoftimit thuhet se Osmani para liderëve evropianë, pritet të përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe siguri në vend dhe rajon.

Në këtë samit është paralajmëruar të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim mes Osmanit dhe Vuçiqit, ndonëse mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ka përpjekje për të ndodhur një takim mes dy presidentëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here