Alarmi i Dashos: Dy vdekje të papritura në Tiranë, pasi bënë vaksinën kineze…të ndërpritet procesi

0
145

Mjeku Erion Dasho kërkon që të ndërpritet procesi i vaksinimit anti-covid në Shqipëri, kjo të paktën me vaksinën kineze ”CoronaVac”. Sipas tij, kjo duhet të bëhet derisa të provohen si të palidhura dy vdekjet në vend pasi të ndjerët kishin marrë vaksinën kineze.

”Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë”.

Kjo thirrje sipas trij, nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi ndaj Covid-19. ”Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakovigjilencës. Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm! Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht”,-shkruan në facebook mjeku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here