Ndërpritet kampionati grek, digjet shtëpia e shefit të gjyqtarëve

0
153

Kampionati i futbollit në Greqi është pezulluar përsëri për shkak të ngjarjeve të ditëve të fundit ku gjyqtarët dhe pjesëtarë të komisionit të gjyqtarëve janë sulmuar nga huliganët e skuadrave të ndryshme. Të shtunën, disa persona të paidentifikuar kishin kërcënuar me jetë anëtarin e Komisionit të Gjykimit, Janis Tsahilidis, duke hyrë në shtëpinë e tij me dhunë. Pak orë pas kësaj ngjarje, Federata Greke e Futbollit bëri të ditur se me udhëzimin e FIFA-s, paralajmëronte pezullimin e kampionateve nëse ngjarje të ngjashme do të përsëriteshin. Dje, shtëpisë së shefit të Komisionit të Gjykimit në Greqi, Giorgos Bikas, iu vu zjarr nga persona të paidentifikuar, por sipas Federatës, ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën. Për këtë arsye, sot është bërë e ditur se do të ndërpriten të gjitha aktivitetet futbollsitike në vend derisa të zbulohen shkaqet e zjarr vënies në shtëpinë e funksionarit. Kampionatet në Greqi janë ndërprerë shpesh edhe në vitet e kaluara për shkak të ngjarjeve të dhunës mes tifozëve apo për shkak të trysnisë që ushtrohej ndaj zyrtarëve të ndryshëm të futbollit në këtë vend.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here