Reagon Behar Haxhiu: Rilindjes kanë nisur t’i bien fasadat ! Punime jo cilësore, pasojë e tenderave abuziv në Kurbin

0
211

Kandidati i Partisë Demokratike për Kurbinin, Behar Haxhiu përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar punimet skandaloze që janë bërë në këtë bashki, për rindërtimet pas tërmetit tragjik të 2019-ës.

Së bashku me fotot e publikuara, Behar Haxhiu shkruan se rilindjes kanë nisur ti bien fasadat e rindërtimit në këtë bashki.

Postimi i plotë:

Skandali, bien fasadat e rindërtimit në Kurbin‼

Punimet jo cilësore, pasojë e tenderave abuziv kanë sjellë dëmtimin e fasadave në objektet e dëmtuara nga tërmeti që janë rikonstruktuar në kuadër të rindërtimit.

Këto pamje i përkasin fasadave të dëmtuara në pallatet pesë katëshe në qytetin e Laçit, teksa rënia e këtyre fasadave përbën dhe një kërcënim për jetën e qytetarëve.

Kompanitë nënkontraktuese për rikonstruksionin e këtyre objekteve kanë detyrimin të kryejnë punime cilësore në bazë të kontratës që kanë nënshkruar, teksa monitorimi i tyre nga ana e institucioneve duhet të jetë rigoroz dhe i vazhdueshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here