Protestoi për HEC-et në Valbonë/ Si u arrestua bashkëshorti i amerikanes (FOTO)

0
172

Në orët e vona të ditës së djeshme policia ka vënë në pranga partnerin e amerikanes që protestoi kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Valbonë.

Kjo pasi OSSHE dhe policia kreu një kontroll në restorantin e tij ku konstatoi lidhje të paligjshme elektrike. Në pranga u vu Alfred Selimaj, partner i shtetases amerikane Catherine Bohne, e njohur si kundërshtare në ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Selimaj u shoqërua nën akuzën e lidhjes së paligjshme elektrike dhe si pasojë vjedhjen e energjisë elektrike.

Arrestimit i tij konfirmohet dhe nga Policia e Shtetit e cila sqaron për ReportTv se ndalimi i tij është bërë pasi gjatë një kontrolli me operatorin e energjisë elektrike në zonën e Valbonës dhe biznesin e Alfred Selimaj është konstatuar lidhje e paligjshme energjisë.

Selimaj aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Kukësit, ku dhe po merret në pyetje. Bashkë me partneren e tij, amerikanen Catherine Bohne, Selimaj kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC¬eve në Luginën e Valbonës. Çifti Selimaj dhe Bohne njihen si dy nga kundërshtarët më të mëdhenj të ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe prej kohësh ata kanë organizuar një sërë protestash sensibilizuese. Selimaj pritet që të dal të hënën para gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën ndaj tij, ndërsa burime nga prokuroria e Kukësit sqaruan se po shihet materiali i referuar nga policia dhe për të do të kërkohet masë hetim në gjendje të lirë.

Vetë 1 javë më parë Selimaj dhe Bohne organizuar një koncertprotestë në Valbonë ku ishin të pranishëm një sërë përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe qytetar të kësaj zone që kundërshtuan ndërtimin e HEC-eve.

1669870_1465681106986561_277802518_o

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here