Anglia qetësisht është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
“Tre luanët” fituan me rezultatin 2-0 përballë Suedisë të pafuqishme, pa ide për të shënuar dhe të vendosur në vështirësi kundërshtarin.
Në minutën e 33’ ishte Harry Maguire ai që shënoi me kokë duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ishte Delli Alli ai i cili shënoi golin e dytë dhe të qetësisë.
Në këtë mënyrë Anglia në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Rusi-Kroaci.