Për të pa hipotekuarit/ Amnistia, si do të përfitojnë 30% e mijëra pallateve dhe ndërtesave në Tiranë

0
225

 

Kërkesa e banorëve dhe e administratorit të pallatit, duhet të paraqitet te bashkia dhe kjo e fundit do të bëjë vlerësimin, kolaudimin dhe pastaj të japë dokumentacionin që këto shtëpi të hipotekohen

Sejrie Baleta

Qytetarët të cilët kanë blerë një apartament, por që ndërtuesi nuk ka nisur procedurat për ta hipotekuar pasi mund të ketë falimentuar apo është larguar në drejtim të paditur, mund të bëjnë kërkesë në bashki për t’u pajisur me dokumentin e pronësisë.  “Të gjithë pallatet e pahipotekuara mund të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak”, tha Erion Veliaj.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se tanimë, për çdo leje të re, ndërtuesi do të ketë disa përgjegjësi shtesë në lidhje me urbanizimin e zonës përreth objektit ku ai ndërton. “Nëse sot, në kushtet e emergjencës, është bashkia ajo që po rehabiliton këto territore mes pallateve, nga tani e tutje, për të gjitha lejet që do jepen me planin e ri urbanistik, kjo do të jetë detyrë e zhvilluesve; pra, të paguajnë taksën e ndërtimit dhe të rregullojnë hapësirat që preken nga zhvillimi i tyre. Ai që ka pak do paguajë pak, por ai që fiton shumë apo që zhvillon shumë, sigurisht do kontribuojë më shumë, si në taksa, si në rehabilitimin e hapësirave publike”, tha kryebashkiaku Veliaj.  Ky i fundit ishte në njësinë bashkiake numër 7, ku bëri rikualifikimi urban i bllokut të banimit nr. 22, ku është investuar për  ndërtimin e rrugës dhe sistemin e hapësirave ndërmjet pallateve. Kryebashkiaku i Tiranës kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Tiranës për vështirësitë që mund të hasin si pasojë e këtyre investimeve që po bëhen në gjithë qytetin, por theksoi se ato janë ndërhyrje të nevojshme që synojnë të përmirësojnë kushtet e jetesës në komunitet. “Kemi hapur 100 kantiere në qytet, ndaj i falënderoj qytetarët në të gjitha pjesët e qytetit, për mirëkuptimin. Janë punë që duhen bërë, të cilave në fakt u kishte kaluar koha”, shtoi Veliaj.

download

Përfitoni nga amnistia, ja si mund të aplikoni

Kryebashkiaku Veliaj  ka ftuar të gjithë qytetarët që për arsye apo shkaqe që nuk lidhen me ta, por që kanë të pahipotekuara apartamentet e tyre, të përfitojnë nga mundësia që ofron vendimi i Këshillit Bashkiak për t’i bërë këto prona pasuri të tyre të ligjshme. “Të gjitha pallatet e pahipotekuara mund të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak për t’i hipotekuar ato. Mjafton një kërkesë e banorëve dhe e administratorit të pallatit, që bashkisë të vijë të bëjë vlerësimin, kolaudimin dhe pastaj të japim dokumentacionin që këto shtëpi të hipotekohen. Falë këtij vendimi përfitojnë 30% e mijëra pallateve dhe ndërtesave në Tiranë”, tha Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here