Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar për një intervistë për Report Tv deklaroi se opozita i qëndron kërkesës së saj për largimin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Nuk është marrë ndonjë vendim për të rinisur protestat, është marrë një vendim që do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat opozitare, që janë largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt qoftë dhe nesër në mëngjes. Do të bëjmë të gjithë llojet e kompromiseve dhe çdo lloj mjeti, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama pasi demokracia po shuhet fare. Mjeti më demokratik është protesta, nuk e kemi vendosur ende. Është në një afat të dytë”, thotë Shehi.
Por cila është zgjidhja që opozita ofron për zgjidhjen e krizës.
Aleati i Bashës ka dhe një apel për qytetarët shqiptarë, ku nuk premton mrekulli, por normalitet.
“Kush kupton pak ka një ndërgjegje të vogël. Kush do kalamajtë e vet që mos i merren me drogë, kush do që kalamajtë mos i ikin nëpër botë, sikur janë sirian, hajde ta ndryshojmë këtë realitet, jo se do vij mrekullia por hajd të kthejmë normalitetin”, tha Shehi.