“Populli ta qepi vetë kostumin që do veshë”/ Bejtja komenton debatin për sistemin zgjedhor

0
99

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja, teksa komentoi aktualitetin në vend dhe debatin për sistemin e ri zgjedhor, u shpreh se, nuk është vetëm sistemi problemi real.

“Çdo sistem kur nuk ka vullnet ka problemet e tij. Sistemi nuk zgjidh gjithçka. Nga ana tjetër, mendoj se një dialog me forcat e reja mund të bëhet dhe nuk ka asnjë problem. Ka një lloj pakënaqësie ndaj partikrocisë, ku kryetari vendos gjithçka. Duhet të qepim kostumin në atë mënyrë që të respektohet edhe një individ i vetëm”, u shpreh Bejtja.

 “Ajo që duhet respektuar është fuqia dhe individualiteti në parti. Çfarë do sistemi të kesh, nëse nuk reformohen partitë, nuk qëndron. Shqipëria i ka kaluar të gjitha sistemet, kreu i opozitës duhet të krijojë aleatë, pa i sulmuar. Të ulen e të flasin. Nuk e shoh shpëtimin te elektronika, duhet bërë një projekt pilot. Çdo sistem është i mirë nëse ka vullnet nga partitë. Të ndryshohet Kushtetuta, të bëhet një referendum e ta vendosë vetë populli çfarë sistemi do. Nuk është ekspert për këtë, por le ta qepi vetë kostumin që do veshë”, shtoi analisti./Syri TV
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here